LAJMI I FUNDIT:

AKR dhe Alternativa: Nuk jemi larguar nga LDK-ja

AKR dhe Alternativa: Nuk jemi larguar nga LDK-ja

Shkrimet në media se  Aleanca për Kosovë të Re (AKR) dhe Alternativa, do t’i bashkohen lëvizjes Vetëvendosje (VV), janë mohuar nga eksponentët e këtyre dy partive.

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, në një prononcim për Telegrafin mohoi lajmin për një largim të mundshëm nga grupi parlamentar me LDK-në.


Ai tha se AKR-ja nuk kanë bërë një kërkesë  të tillë në KQZ  për ndarjen e subjekteve të tyre të jenë në një grup të vetëm parlamentar dhe jo me LDK-në e Isa Mustafës.

“Nuk ka asgjë të vërtetët në lidhje me këtë lajm”, ka thënë Sejdiu.

Ndërsa shefja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se ata janë takuar në kuadër të bashkëpunimit opozitar, për tu koordinuar rreth seancës dhe zgjedhjeve të organeve të saj.

Ai ka thënë për Telegrafin se “nuk ka asgjë tjetër, sepse janë takime normale, duke shtuar se ata janë pjesë e koalicionit me LAA”.

“Nuk ka diskutime tjera në mes Alternativës dhe Vetëvendosjes”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/