LAJMI I FUNDIT:

AKP sot mban shitjen e 37 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore

AKP sot mban shitjen e 37 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka të shpallur Shitjen e Aseteve në Likuidim SHAL 63, ku janë përfshirë 37 asete mjaft tërheqëse në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës.

Nga ndërmarrjet e regjionit të Gjilanit është numri më i madh i aseteve atraktive, përkatësisht 8 asete nga te cilat 6 parcela toke të ish kombinatit Tefik Çanga dhe 2 lokale të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore. Në regjionin e Mitrovicës  AKP ofron 6 asete , respektivisht lokale dhe  depo . Ndërkaq në regjionin e Pejës në këtë shitje janë përfshirë 6 asete po ashtu tërheqëse, parcela toke me sipërfaqe të ndryshme, lokale depo dhe ndërtesa administrative.

Në regjionin e Prishtinës, AKP ka nxjerrë në shitje 9 asete lokale zyre më sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi.

Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.

Në regjionin e Prizrenit , AKP ka nxjerrë në shitje 8 asete kryesisht lokale, Lokal dhe tokë  me sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi.

Shpallja publike për këto  asete është bërë me 28 shtator 2023. Ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 18.10.2023.

Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.63 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 18.10.2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.

Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090

e-mail: shitja@pak-ks.org / sales@pak-ks.org

www.pak-ks.org