Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur sot Shitjen e Aseteve në Likuidim SHAL 63. Me këtë rast ka nxjerr në shitje prona atraktive në tërë territorin e vendit. Në këtë valë janë përfshirë 40 asete mjaft tërheqëse në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës.
Nga ndërmarrjet e regjionit të Gjilanit është numri më i madh i aseteve atraktive, përkatësisht 8 asete nga te cilat 6 parcela toke të ish kombinatit Tefik Çanga dhe 2 lokale të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive biznesore. Në regjionin e Mitrovicës AKP ofron 6 asete , respektivisht lokale dhe depo . Ndërkaq në regjionin e Pejës në këtë shitje janë përfshirë 7 asete po ashtu tërheqëse, parcela toke me sipërfaqe të ndryshme, lokale depo dhe ndërtesa administrative.
Në regjionin e Prishtinës, AKP ka nxjerrë në shitje 11 asete lokale zyre më sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi. Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.
Në regjionin e Prizrenit , AKP ka nxjerrë në shitje 8 asete kryesisht lokale, Lokal dhe tokë me sipërfaqe të ndryshme atraktive për zhvillim biznesi.
Shpallja publike për këto asete është bërë me 28 shtator 2023. Ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 18.10.2023. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.63 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 18.10.2023, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090
e-mail: shitja@pak-ks.org / sales@pak-ks.org
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit