Bordi i drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka reaguar pas deklaratës së ushtrueses së detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila lidhur me mosmiratimin e raportit vjetor të këtij institucioni.
AKP thotë se, gjithë deputetët e LVV-së brenda Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të bëjnë publike se cila pjesë konkrete e raportit vjetor të punës arsyeton qëndrimin e tyre për mungesë të performancës.
“Dje përmes medieve te shkruara dhe elektronike është njoftuar se ushtruesja e detyrës së kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, në emër të këtij grupi në një konferencë të mbajtur për media ka deklaruar se ‘…po e bëjmë publike se sot në Komisionin për Ekonomi, GP i LVV ka rekomanduar që mos të mbështetet dhe miratohet Raporti i punës së AKP-së, dhe i kemi rekomanduar seancës plenare shkarkimin e Bordi të AKP-së. Ky rekomandim i GP të LVV është miratuar dhe i është përcjell seancës së Kuvendit të Kosovës, e me këtë kemi hapur rrugë për qeverinë që të propozoj Bord të ri’. Arsyetimin e kësaj vendimmarrje të GP të LVV, Kusari-Lila, e bazon kinse në performancën e dobët të Agjencisë për vitin 2020”, thuhet në reagim.
Sipas agjencisë, deputetët e një grupi parlamentar po përdorin argumente politike të pakuptueshme për AKP-në dhe opinionin publik.
“Bordi e fton publikisht Mimoza Kusari-Lila dhe gjithë deputetët e GP të LVV brenda Komisionit, që të bëjnë publike se cila pjesë konkrete e raportit vjetor të punës arsyeton qëndrimin e tyre për mungesë të performancës së agjencisë. Është për keqardhje që në mungesë të fakteve dhe argumenteve për vlerësim profesional të raportit vjetor, deputetët e një grupi parlamentar përdorin argumente politike të çuditshme, të përgjithësuara dhe të pakuptueshme për ne dhe opinionin publik, duke tentuar që të njollosin punën me përkushtim të gjithë stafit të Agjencisë, e cila është zhvilluar në rrethana jo të lehta të cilat e kanë karakterizuar vitin 2020”, përfundon njoftimi.
Ndryshe, Kusari-Lila gjatë një konference për medie kishte thënë se, AKP është kthyer në institucion në shërbim të vetvetes.
“Ajo çfarë ne kemi parë ka qenë një perforamancë shumë e dobët nga ky agjencion, është kthyer në institucion në shërbim të vetvetes duke akomoduar vazhdimësi kërkesa dhe vendime politike dhe duke i shkaktuar dëme ekonomisë së Kosovës”, ishte shprehur ajo.
Po ashtu, gjatë raportimit në këtë komision, drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj ka thënë se vendimet e Qeverisë të marra gjatë vitit 2020 për pezullimin e përkohshëm të privatizimet kanë ndikuar në ulje e të hyrave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën