LAJMI I FUNDIT:

AKP-ja, 2.5 milionë euro për përmbylljen e procesit të likuidimit

AKP-ja, 2.5 milionë euro për përmbylljen e procesit të likuidimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) përmes një tenderi, i cili peshon hiç më pak se 2.5 milionë euro, ka përzgjedhur konsorciumin “Grant Thornton LLC Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP; Grant Thornton Consulting” fitues të tenderit për ofrim të shërbimeve profesionale për procesin e likuidimit për të gjitha ndërmarrjet shoqërore, asetet nën administrimin e AKP-së.

Hiç më pak se 2.5 milionë euro do të shpenzohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit për përmbylljen e procesit të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në vend.
E për këtë qëllim përmes një tenderi publik AKP-ja ka përzgjedhur konsorciumin “Grant Thornton L.L.C; Curtis, Mallet-Prevost, Colt & Mosle LLP; Grant Thornton Consulting”.


Në dosjen e këtij tenderi milionësh thuhet se qëllimi i kontraktimit të Ofruesit të Shërbimeve Profesionale (OSHP), të definuar me Ligjin Nr. 04/L-034, respektivisht Nenin 2.1, 2.4 dhe 2.5, është të likuidojë të gjitha NSH-të – asetet në administrimin e AKP-së (kjo kontratë nuk i përfshin NSH-të – asetet të cilat do të likuidohen nga AKP-ja dhe asetet e njësive të “Trepçës”). /Zëri/Telegrafi/