LAJMI I FUNDIT:

Aknet nikotinike

Aknet nikotinike

Përveç efekteve tjera negative, siç janë rrudhat dhe lëkura pa shndritje, cigaret mund të shkaktojnë edhe paraqitjen e akneve.

Përbërësit toksik të cilët janë të pranishëm në duhan nxisin rrënien e keratinës nga lëkura, mbylljen e poreve dhe formimin e tenit problematik.

Një grup studiuesish nga instituti dermatologjik, San Gallicano, në Romë, kanë analizuar 100 femra të moshave ndërmjet 25 dhe 50-vjeçare.


Ata kanë ardhur në përfundim se aknet standarde, miteseret dhe cistet, në fytyrë dhe kokë, janë tetë herë më të shpeshta te duhanpirëset (38%), në krahasim me femrat që nuk e pinë duhanin, ku paraqiten vetëm në 4.6% të rasteve.