LAJMI I FUNDIT:

“AKI ka agjentë edhe në veri”

“AKI ka agjentë edhe në veri”

Kryetari i komisionit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Haxhi Shala, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se zbulimi kosovar ka qasje në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe veriun.

“AKI ka qasje në të gjithë territorin e Kosovës. Neve nuk duhet të na shqetësojnë lëvizjet e Xhandarmërisë serbe në territor të Serbisë. Dezinformatat të cilat i bën Serbia nuk duhet t’i pranojmë për të besueshme”, ka thënë ai.


Shala më tutje ka thënë se muri në veri mund të jetë pasojë e mos transparencës së institucioneve të Kosovës për marrëveshjet e Brukselit.