LAJMI I FUNDIT:

AKB: Taksa më e rëndë se ushtria për Serbinë

AKB: Taksa më e rëndë se ushtria për Serbinë

Promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në qendrën tregtare Viva Fresh Store në Ferizaj, organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se po vazhdojnë pa ndalur me promovimin e prodhimeve vendore, në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Ai kërkoi nga qytetarët që të konsumojnë edhe më shumë prodhime vendore. Tash pas vendosjes së taksës është shënuar rritje ekonomike, e prodhimtarisë, punësimit e zhvillimit. Po ashtu ka rritje te shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë.

“Taksa 100 për qind ndaj prodhimeve serbe është shumë më e rëndë për Serbinë sesa Ushtria e Kosovës. Kjo taksë i ka prek në palcë jo vetëm bizneset serbe, por edhe tërë shtetin serb”, tha Agim Shahini.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tregoi se ekspozimi e promovimi i prodhimeve vendore ka vazhduar në rrjetin e 57 marketeve të Viva Fresh Store dhe është me rëndësi të madhe jo vetëm për prodhuesit, por edhe për konsumatorët e tregtarët.

Sipas tij, Viva është njëra ndër strehët më të mëdha të shitjes së prodhimeve vendore, e cili në marketet e saja ka mbi 20 mijë produktet e mbi 170 prodhuesve kosovar.

Ai i bëri thirrje qytetarëve për konsumim të prodhimeve vendore. Vetëm duke konsumuar prodhime vendi zhvillohemi.

Erton Bega, drejtor i marketingut, tha se kjo kompani i ka dhënë mbështetje të madhe prodhuesve vendës tash e 15 vjet ku edhe jemi zhvilluar bashkërisht. Sipas tij, 30 për qind e shitjes në marketet janë prodhime vendore.

“Do të vije koha që edhe në shtëpitë tona të kemi tërësisht vetëm prodhime vendore”, tha Bega.

Ai falënderoi edhe AKB-në, për nxitjen e promovimin e prodhimeve vendore tash 16 vjet. /Telegrafi/