LAJMI I FUNDIT:

AKB: Punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat

AKB: Punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) sot në Kuvendin e Kosovës si themeluese dhe Anëtare e Zyrës së Komunitetit të Biznesit prezantoi Trendin e Ndërmarrësisë dhe të Punës në periudhën 2000-2018.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se që nga viti 2000 e këndej është pasqyruar një trend i ngadalshëm i zhvillimit ekonomik më të ardhura të ulëta mesatare dhe me një rritje ekonomike rreth 3 për qind mesatarisht në nivel vjetor.

“Gjatë kësaj periudhe punësimi i përgjithshëm në sektorin privat dhe publik është rreth 350 mijë kontributdhënës e kryesisht punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat me mbi 275 mijë punëtorë në të gjithë sektorët. Mesatarisht nga ajo kohë në Kosovë janë hap mbi 8 mijë biznese dhe janë mbyll 20 për qind ne nivel vjetor por punësimi asnjëherë nuk ka mund të rritet më shumë se 12 mijë të punësuar mesatarisht në nivel vjetor, kur dihet se mbi 25 mijë të rinj dalin në treg të punës për çdo vit”, tha Shahini.

Ai paraqiti edhe trendin e remitancave për periudhën e njëjtë, ku sipas raportit del se mesatarisht në Kosovë nga Diaspora vinë rreth 620 milionë euro, kurse viteve te fundit ka një normë më të lartë në rritje, ku kryesisht 60 për qind të tyre shkojnë në blerje të patundshmërisë.

“Kosova mbetet i vetmi në regjion që paga në sektorin publik është me e lartë se ne sektorin privat, kurse ka një pagë minimale më të ulet ne regjion me 130-170 për qind sipas kriterit të moshës. Jemi në prag të sezonës pranverore dhe tregu i punës është duke u hapur dhe mundësit për punësime të reja janë më të larta, ku rreth 20 për qind priten të punësohen në ndërtimtari, rreth 17 për qind në industri përpunuese dhe bujqësi. Gjatë kësaj periudhe në tregun e punës në sektori privat rreth 79 për qind janë me kontratë pune ku rreth 17 për qind nuk kanë kontrata ose kanë kontrata gojore, megjithatë tregu i punës do të mbetet si alternativë e vetmja dhe më e lehta për të ardhur deri te një vend i punës karshi kërkesave që vijnë nga perëndimi”, tha ai.

Bizneset vendore diskutojnë me institucionet për problemet e tyre
Lexo po ashtu Bizneset vendore diskutojnë me institucionet për problemet e tyre

Sipas Shahinit, kosto mesatare e punës në sektorin privat në Kosovë është 505 euro.

“Sfida e zhvillimit ekonomik në Kosovë mbetet politikat fiskale te cilat duhet të vazhdojnë me reforma, subvencionimi i cili duhet të jetë në rritje, norma e interesit bankar më e larta në regjion, energjia elektrike mungesa dhe kosto e shtrenjte e saj si dhe informaliteti dhe konkurrenca jo e drejtë”, tha Shahini. /Telegrafi/