LAJMI I FUNDIT:

Bizneset vendore diskutojnë me institucionet për problemet e tyre

Bizneset vendore diskutojnë me institucionet për problemet e tyre

Është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës konferenca “Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat”, ku u diskutuan disa nga problemet kryesore me të cilat përballen bizneset vendore.

Përfaqësues të bizneseve nuk kursyen kritikat karshi institucioneve duke thënë se fajtori kryesor për ngecjen në zhvillimin ekonomik të vendit.


Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se problemi më i madh sot në Kosovë është ngecja në zhvillimin ekonomik, derisa adresoi edhe fajtorët për një gjë të tillë.

“Ky parlament dhe kjo sallë janë një nga fajtorët kryesor për ngecjen e zhvillimit ekonomik në vend. Arsyeja është miratimi i ligjeve pa konsultim paraprak me bizneset. Marrja e ligjeve nga vendet e ndryshme, përkthimi i tyre dhe miratimi i tyre veç sa për sy e faqe, se janë ligje në përputhje me MSA-në, e kanë dëmtuar të bërit biznes dhe e kanë shkatërruar zhvillimin ekonomik. Shembull është nënshkrimi i CEFTA-së pa asnjë kusht, pa mbrojtje të asnjë produkti në kohën kur vendet tjera i kanë të mbrojtura qindra produkte. Sot Kosova ka diferencën më të keqe me eksportin dhe importin, duke importuar 90 për qind e eksportuar vetëm 10 për qind. Askush në Evropë dhe Ballkon nuk e ka këtë. Fajtorë tjetër jemi edhe ne bizneset dhe Odat, që problemet e të bërit biznes nuk kemi arritur t’i dërgojmë në vendin e duhur dhe të luftojnë që gjendja të vijë këtu ku jemi”, tha ai.

Tahiri: Do ta procedojmë në Kuvend themelimin e Gjykatës Komerciale
Lexo po ashtu Tahiri: Do ta procedojmë në Kuvend themelimin e Gjykatës Komerciale

E, kryetari i Odës Ekomomike, Berat Rukiqi, tha se me politikat publike, ka lëvizje të lartë të fuqisë punëtore drejt vendeve tjera.

“Sot kemi lëvizje masive drejt vendeve. Ka shumë politika ku mund të intervenohet, si politika e eksportit e shumë të tjera”, tha ai.

Veseli: Ekonomia e Kosovës do zhvillohet atëherë kur nuk ka kundërthënie ndërmjet përfaqësuesve institucional
Lexo po ashtu Veseli: Ekonomia e Kosovës do zhvillohet atëherë kur nuk ka kundërthënie ndërmjet përfaqësuesve institucional

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha, tha se prodhuesit kosovarë po hasin në pengesa të shumta.

Duke renditur disa nga problemet kryesore, ai tha se edhe ligji për vonesa në pagesa duhet të amandamentohet në mënyrë që shteti të ketë rol më të madh. Edhe përfaqësues të bizneseve parashtruan pyetje dhe adresuan disa nga problemet kryesore me të cilat ballafaqohen gjatë të bërit biznes në vend. /KP/Telegrafi/