LAJMI I FUNDIT:

AKB: Ministria e Financave e plotësoi kërkesën dhe të drejtën parimore të biznesit në Kosovë

AKB: Ministria e Financave e plotësoi kërkesën dhe të drejtën parimore të biznesit në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka njoftuar se pas shumë përpjekjeve nga viti 2015 dhe kërkesave të vazhdueshme ndaj Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës, e përgëzojnë ministrin e Financave, Bedri Hamza, që ka marrë vendim për themelimin e Bordit të Ankesave, si e drejtë parimore e komunitetit të biznesit në Kosovë.

AKB vlerëson lartë se ky vendim është i drejtë, gjithëpërfshirës duke i dhënë edhe një garancion biznesit dhe investitorëve të huaj se Ministria e Financave është e përkushtuar për zgjedhjen e kontesteve në kohën sa më të shpejtë, të drejtë dhe transparente.


“Deri më tani bizneset kanë pritur me vite të tëra zgjedhjen e kontesteve ekonomike të cilët në vazhdimësi kanë shpreh dhe kanë paraqitur vërejtjet e tyre në mos efikasitetin dhe profesionalizmin e Divizionit Fiskal pranë Gjykatës Themelore”, thuhet në komunikatë.

“Themelimi i Bordit të ankesave ka qenë një kërkesë e kamotshme e AKB-së dhe tani edhe kjo kërkesë u realizua në të mirë të gjithë bizneseve të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/