LAJMI I FUNDIT:

Aja Fetai në TM kids, volejbollistja e vogël rrëfeu tregimin e saj

Aja Fetai në TM kids, volejbollistja e vogël rrëfeu tregimin e saj

Gjashtë vjeçarja Aja Fetai nga qyteti i Tetovës është pjesëmarrësja e radhës në emisionin e fëmijëve TM kids.

Aja është një sportiste e vogël, pasi krahas shkollimit merret dhe me volejboll.


Ajo tregoi se ka një vëlla më të vogël me të cilin duhen shumë, por ndonjëherë edhe grinden, por që në fund arrinë ti zgjidhin mosmarrëveshjet.

Aja tregoi dashurinë që ka për garderobën dhe muzikën, madje për ne ajo këndoi këngën “Nashta”.

Të duket bukur me fustane si dhe shëtitjet nëpër vende të ndryshme, ishin ndër pasionet e Ajës.

Ajo tregoi për ne se nëse një ditë do të bëhej kryetare e shtetit, fëmijët do t’i lumturonte duke u blerë shumë lodra, e poashtu duke ndërtuar dhe kënde lodrash.

Ne u kënaqëm shumë me Ajën, ajo rrëfeu jetën, pasionet e dëshirat e saj në minutat e rezervuar për të.
Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: