Më shumë se një çerek shekulli pasi ata ishin instaluar, dy nga frigoriferët në aeroplanin e presidentit duhet të ndërrohen dhe ky ndërrim i tyre nuk do të kushtojë fare lirë – përkundrazi.

Reklama

Kjo pasi që sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania Boeing ka fituar një kontratë gati 24 milionë dollarësh në muajin dhjetor për të inxhinieruar frigoriferët për Air Force One.

Siç bëhet e ditur, të dy njësitë erdhën me avionin në vitin 1990 dhe nuk janë më në gjendje “të mbështetin në mënyrë efektive kërkesat e misionit për ruajtjen e ushqimit”.

“Njësitë u bazuan në teknologjinë në atë kohë dhe u hartuan për ruajtjen afatshkurtër të ushqimit”, është thënë në një deklaratë. “Edhe pse servisohen rregullisht, besueshmëria është zvogëluar me dështimet në rritje”.

Reklama
Reklama

Kontrata – për 23,657,671 dollarë – thotë se puna në njësitë pritet të përfundojë deri më 30 tetor 2019.

Sipas përshkrimit, Air Force One duhet të jetë në gjendje të ushqejë udhëtarët dhe ekuipazhin për javë, sipas faqes së internetit të lajmeve Defence One.

Kjo, siç shtohet më tej, do të kërkonte ruajtjen e rreth 3.000 racioneve në frigoriferë dhe ngrirës të mëdhenj nën kabinën e pasagjerëve. /Telegrafi/