LAJMI I FUNDIT:

AIBA i kërkon falje Donjeta Sadikut dhe Federatës për mospjesëmarrjen në Botërorin në Indi

AIBA i kërkon falje Donjeta Sadikut dhe Federatës për mospjesëmarrjen në Botërorin në Indi

Shoqata Ndërkombëtare e Boksit – AIBA është e zhgënjyer që për shkaqe politike boksieres Donjeta Sadiku iu mohua pjesëmarrja në Botërorin e Boksit për femra në Indi.

Përmes një komunikate për media AIBA thotë se është me të vërtetë zhgënjyese që Qeveria e Indisë nuk mundi të gjejë një zgjidhje të kënaqshme për atleten e re Donjeta Sadiku dhe delegacionin e Kosovës përkundër përpjekjeve të AIBA-së dhe Federatës së Boksit të Indisë gjatë javëve, ditëve e orëve të fundit për vizat.


AIBA thekson se sporti assesi nuk duhet të përzihet me politikën.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kjo situatë. Asnjë boksier nuk duhet të preket nga ndonjë vendim politik derisa provon ta realizojë ëndrrën për të garuar në nivel ndërkombëtar. Politika e sporti në asnjë mënyrë nuk duhet të përzihen”.

“Çmojmë përpjekjet e Federatës së Boksit të Indisë, por AIBA do të duhet të rishqyrtojë ofertën e Kampionatit Botëror 2021 për meshkuj”.

“Duke e thënë këtë, dëshirojmë të përsërisim kërkim faljen e sinqertë ndaj Donjeta Sadikut dhe familjes së boksit në Kosovë”, ka deklaruar Gafur Rahimov, president i AIBA-së.

Kur i jepet organizimi i një ngjarje madhore e boksit, një nga kërkesat primare të AIBA-së është garantimi që të atletët dhe delegacionet e mundshme të marrin pjesë, pa ndonjë diskriminim dhe përtej çdo konsiderate politike.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori