LAJMI I FUNDIT:

Ai ndezi autopilotin dhe “voziti” në ulësen e pasme dhe u arrestua

Ai ndezi autopilotin dhe “voziti” në ulësen e pasme dhe u arrestua

Policia e Kalifornisë arrestoi një 25-vjeçar për vozitje në sediljen e pasme të Modelit 3 të Tesla-s ndërsa vetura po lëvizte me ndihmën e një sistemi piloti-automatik.

Param Sharma është akuzuar për ngasje të papërgjegjshme dhe mosrespektim të një zyrtari, pasi policia mori disa raporte për një person të ulur në pjesën e pasme të një veture ndërsa askush nuk ishte në vendin e shoferit, transmeton Telegrafi.


Media lokale raporton se një patrullë policie vuri re veturën në fjalë dhe kur e ndaloi, pa Sharma duke qëndruar në ulëset e pasme.

Sidoqoftë, kjo nuk e ndihmoi, kështu që ai u arrestua dhe u akuzua, dhe automjeti i tij u tërhoq nga vendi i ngjarjes.

Kjo nuk është hera e parë që Sharma abuzon me funksionin e një autopiloti, dhe pamjet e udhëtimit ndërsa rri ulur në pjesën e prapme tashmë u shfaqën në Youtube.

Sharma madje postoi një video ku shihej se ishte ulur në sediljen e pasme të Modelit 3 dhe lexonte një artikull në gazetë rreth tij dhe ngasjes së tij të papërgjegjshme. /Telegrafi/