LAJMI I FUNDIT:

Ai ishte një zjarrvënës që shkatërroi një nga shtatë mrekullitë e botës antike – sot një sindromë mban emrin e tij

Ai ishte një zjarrvënës që shkatërroi një nga shtatë mrekullitë e botës antike – sot një sindromë mban emrin e tij

Sot për Herostratus-in pakkush e di, pos që ka shkatërruar një ndër shtatë mrekullitë e botës antike që ka shërbyer si inspirim për dhënien e emrit një sindrome e cila është e zakonshme në kohën moderne

Në vitin 356 para erës së re në qytetin antik Efes ka pasur tempuj të shumtë që u janë përkushtuar perëndive për të cilat sot jashtëzakonisht pak dimë.


Megjithatë, midis tyre u dallua një kryevepër e arkitekturës antike, për të cilën Plini Plaku na tregon më hollësisht në Gjeografinë e tij, transmeton Telegrafi.

Fjala është për Tempullin e Artemisit – një ndër shtatë mrekullitë e botës së vjetër – i gjatë 115 dhe i gjerë 55 metra, i dekoruar me gjithsej 127 kolona jonike në maje të të cilave ka qëndruar një çati e madhe me hapje.

Pos me madhësinë, tempulli është veçuar edhe me materiale luksoze nga të cilët është ndërtuar, siç është cedri nga Libani apo mermeri me të cilat janë zbukuruar gdhendjet dhe shtyllat e jashtme. Me kalimin e kohës, shenjtërorja u bë një qendër e rëndësishme për pelegrinët dhe një atraksion turistik që u vizitua me kënaqësi nga të gjithë ata që u morën nga rruga për në Azinë e Vogël – derisa Herostratus vendosi ta shkatërronte atë.

Krimi dhe ndëshkimi në mënyrën e lashtë

Burimet thonë se Herostrati ishte një bari i varfër, i cili, sipas një versioni, vendosi të shkatërronte këtë perlë të arkitekturës helene në mënyrë që emri i tij të kujtohej. Ai hyri në tempull një natë dhe i vuri zjarrin çatisë së drurit, pas së cilës zjarri e përfshiu dhe ai u shemb. Ndërsa ra, çatia mori me vete muret dhe shtyllat, duke e kthyer shenjtëroren në gërmadha.

Për shkak të këtij sakrilegji, Herostrati u ekzekutua dhe përmendja e emrit të tij u ndalua nën kërcënimin e vdekjes. Historianët sot besojnë se në këtë mënyrë autoritetet u përpoqën të censurojnë rolin e tij në katastrofë dhe ta pengojnë atë të bëhet popullor në një farë mënyre. Megjithatë, në kundërshtim me dëshirën e tyre – vepra e Herostratit shpejt u bë e njohur në të gjithë botën antike dhe historiani Theopompus ishte i pari nga shumë që e përshkroi atë në veprën e tij.

Një shembull që nuk duhet ndjekur

Pavarësisht nga popullariteti që gëzonte tempulli në mesin e popullatës, pas shkatërrimit të tij në mesin e shekullit të IV-të, ai priti rreth 150 vjet për t’u rindërtuar përsëri. Kësaj radhe u ndërtua një tempull edhe më i madh se ai i mëparshmi, dhe është interesant fakti se ai arriti t’i rezistojë provës së kohës për një kohë të gjatë – deri në shembjen e tij të urdhëruar nga Kryepeshkopi Chrysostom në shekullin III pas Krishtit.

Fatkeqësisht, këto lloj krimesh nuk kanë mbetur të izoluara në histori, pasi akte të ngjashme të spërkatjes me acid të Mona Lisa-s së Leonardos dhe Night Watch të Rembrandtit janë regjistruar gjithashtu. Por edhe sulmet me çekiç në Pieta të Mikelagelos dhe shkatërrimi i Palmirës nga Shteti Islamik. Shumë ishin të etur për të arritur një lloj të caktuar fame, pavarësisht nga pasojat.

Në psikologji, kjo lloj sjelljeje quhet sindroma Herostratus – një patologji e lidhur me njerëz të pasigurt, të cilët kanë nevojë për njohjen e shoqërisë me çdo kusht. Nëse ndihen të injoruar nga njerëzit më të afërt, këta njerëz kërkojnë një mënyrë për të marrë vëmendjen që besojnë se e meritojnë duke kryer disa veprime revolucionare.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori