LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Unë nuk do të ndërhyja në konfliktin mes Krasniqit e Zekës (Video)

Ahmeti: Unë nuk do të ndërhyja në konfliktin mes Krasniqit e Zekës (Video)

Analisti Arben Ahmeti, duke komentuar incidentin mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Mialim Zeka, thotë se sikur të ishte në pozitën e moderatorit të Klan Kosovës nuk do të ndërhynte në përleshjen mes dy deputetëve.

“Absolutisht nuk do të ndërhyja, sikur të isha në pozitën e kolegut nga Klan Kosova, përkundrazi do t’i nxisja që t’i shohin qytetarët e Kosovës në çfarë niveli mund të degradojë një përfaqësues i popullit”, tha Ahmeti, në emisionin “Debat D Plus” të udhëhequr nga gazetari dhe moderatori Ermal Panduri, ku u debatua në temën “Pritjet e AKR-së”. /Telegrafi/