LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Shpend Ahmeti po më ngjan me Hashim Thaçin e Isa Mustafën (Video)

Ahmeti: Shpend Ahmeti po më ngjan me Hashim Thaçin e Isa Mustafën (Video)

Analisti Arben Ahmeti në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është pa si model i politikanit që do ta reformoj skenën politike, por me refuzimin në pjesëmarrjen në debate po ngjan me ish-kryeministrin Hahsim Thaçi dhe ish-kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa.

Ahmeti tha se është për keqardhje me pa Shpend Ahmetin që për kalkulime politike mos të dalë në atë, apo këtë debat, pasi për politikan të tillë ka qenë Hashim Thaçi.


“Bile e kanë një të përbashkët shumë të madhe. Hashim Thaçi shkon për intervista e debate vetëm në media që kanë agjendë kundër tij, ose pro tij. Nuk i respekton mediat të cilat nuk kanë fare agjendë. Shpend Ahmeti po na tregon që në mënyrë të pavetëdijshme po sillet si Hashim Thaçi në raport me mediat. Po shkon te mediat që kanë agjendë pro dhe kundër tij dhe nuk shkon te mediat që nuk kanë fare agjendë, kanë agjendë profesionale dhe jo agjendë me pushtetin”, u shpreh analisti Arben Ahmeti.

Ahmeti tërhoqi një paralele edhe ndërmjet Shpend Ahmetit dhe ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa.

Ai tha se sheh disa kandidatura kualitative në Prishtinë, të cilat erdhën si befasi dhe në këtë drejtim po e vëren një tërheqje të Shpendit që po i ngjan me tërheqjen e Isa Mustafës, në zgjedhjet e kaluara.

“Kur e pa që po e sfidojnë Isa Mustatën tha unë i fitoj zgjedhjet dhe nuk marrë debate.  Me duar në xhepa shkoi në balotazh, e balotazhi i tregoi që me duar në xhepa shkon edhe te shtëpia”, u shpreh Arben Ahmeti.

Në trend

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori