LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Presidenti dhe Kryeministri i RMV-së u ngutën me reagimin për vizitën e Kurtit

Ahmeti: Presidenti dhe Kryeministri i RMV-së u ngutën me reagimin për vizitën e Kurtit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut e ka keqpërdorur vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Çair e Tetovë.

“Mirë është që të mos ketë ndërhyrje nga jashtë sepse ju nuk i dini rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ju nuk e dini konfiguracionin. E them këtë sepse edhe unë nuk e kam ditur derisa kam zbritur në Maqedoni të Veriut. Nuk i kam ditur detajet në këtë shtet. Sa shqiptarë janë dhe ku jetojnë ata. Vizita këtu mbase mund të ketë edhe pak sherr nga partitë opozitare për të promovuar dhe për ta ngritë veten e tyre, por përmes kryeministrit të Kosovës. Dhe si duket në këtë drejtim kanë pasur sukses. Për mendimin tim është keqpërdorim i vizitës së kryeministrit të Kosovës. Me të dëgjuar kreun e Komunës së Tetovës se vizita e zotit Kurti është bërë për të mbështetur opozitën, mua kjo më bëri shumë përshtypje dhe nuk mora ndonjë iniciativë për të bërë takime shtesë në Kosovë, e në veçanti me ekzekutivin e Kosovës”, ka theksuar Ali Ahmeti në një intervistë për ‘RTK Prime’.


Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka deklaruar se kërkesa e Qeverisë së Kosovës ka qenë për një takim me ministrin Liburn Aliu që sipas tij është më i thirruri në çështjen e hapjes së rrugës Tetovë-Prizren. “Edhe pse në program qeveritar, por edhe në programin zgjedhor të BDI-së me prioritet ka qenë Korridori i 8 dhe aneksi Tetovë-Prizren”, ka thënë ai.

Duke folur për për rrugën Tetovë – Prizren, Ahmeti ka thënë se ajo nuk bëhet me shoqata humanitare, por me marrëveshje mes shtetesh.

Duke folur rreth reagimeve për emërimin e rrugës “Adem Demaçi” në Çair, Ahmeti ka theksuar se kryeministri dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut janë ngutur.

“Jo njëherë opozita maqedonase ka kërkuar nga unë që t’i shajë ata, që atyre tu rritet rejtingu te komuniteti maqedonas. Por unë nuk e kamë bërë këtë”. I kam thënë presidentit dhe kryeministrit të Maqedonisë mos u ngutni se ju keni rënë në grackën që është përgatitur. Jam i bindur që kryeministri dhe presidenti i Maqedonisë, e as kryeministri Kurti nuk e kanë ditur këtë dhe se kjo situatë mori dimension ndërshtetëror që nuk është i dobishëm për Kosovën sepse kështu t’i ja hap rrugën edhe Vuçiqit që të vijë dhe të thotë unë po e bëjë një tunel që lidhë Rudaren me një fshat tjetër në Serbi”, ka theksuar Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se ka mbajtur në vazhdimësi linjat shtetërore, komunikimin me shtetin e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe se asnjëherë nuk është involvuar në çështje të brendshme të partive politike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori