LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Me pesë minuta punë vendosim për katër vitet e ardhshme

Ahmeti: Me pesë minuta punë vendosim për katër vitet e ardhshme

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka votuar në qendrën e votimit në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Ai ka thënë se të gjithë qytetarët duhet të dalin të votojnë, sepse vendosin për katër vitet e ardhshme.


“Sot është koha shumë e mirë. I ftoj të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Unë u ndjeva shumë mirë votova, sepse shuam shpejtë përfundoj procedura, me pesë minuta punë vendosim për katër vitet e ardhshme. Kjo është dita kur të gjithë jemi të barabartë pavarësisht nga vijimë dhe çfarë të ardhura kemi. Sot bëhet ushtrimi i të drejtës kushtetuese për të votuar”, ka thënë Shpend Ahmeti raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se dita është e mirë dhe pretë që edhe mbrëmja të jetë e mirë. /Telegrafi /