LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Për fabrikën e ujit në Shkabaj u sollën gypa të vjetër

Ahmeti: Për fabrikën e ujit në Shkabaj u sollën gypa të vjetër

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për ardhjen e disa gypave për ujësjellësin e Prishtinës.

Sipas Ahmetit këta gypa janë të thyer të ndryshkur, rrjedhimisht nuk janë të duhur për projektet e reja të ujit në Prishtinë.


Kryetari i Prishtinës ka thënë se do të kërkojë raport për këtë dhe duhet të bëhet një hetim pasi transparenca është e domosdoshme.

Ja postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

“Pas shkarkimit te drejtorit të ujësjellësit na vijnë disa informata të cilat më duhet ti ndaj me juve. Një prej projekteve kryesore të ujit në Prishtinë sivjet është edhe vendosja e gypit kryesor të ujit nga fabrika e re në Shkabaj deri në Prishtinë.

Dje jemi informuar se në këtë proces të udhehequr nga ujësjellësi, gypat që po vendosen janë me prejardhje nga Kina dhe se janë të vjetra, me standarde që nuk përdoren më dhe edhepse duhet të jetë gyp i ri, kanë ardhur në gjendje shumë të keqe.

Sipas informatave dhe fotove të bashkangjitura, 330 pjesë kanë ardhur të thyera, të ndryshkura dhe në gjendje që kërkon hetim, analizë dhe kujdes të jashtëzakonshëm. 330 pjesë janë gjatësi 2 km. pra, gypat e ri ende pa u vendosur janë të dëmtuara në gjatësi 2 km. Është kontraktuar një kompani tjetër për të riparuar gypat “e ri” të dëmtuar.

Si kryetar i Prishtinës do të kërkoj raport mbi këtë proces në mënyrë që ky rast të sqarohet dhe hetohet. Transparenca është e domosdoshme. Institucionet e pavarura duhet të kërkojnë llogari poashtu. Kësaj radhe përgjegjësia të mos ndalet vetëm te drejtori” (sic), ka shkruar Ahmeti.

gypat ujesjelles

Në trend Lajme

Më shumë
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Kalo në kategori