LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes, ka mbledhur të hyra rekorde

Ahmeti: Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes, ka mbledhur të hyra rekorde

Kryetari i  Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar se Pallati i Rinisë po shkon drejt rimëkëmbjes.

Ai ka bërë të ditur se për një muaj e gjysmë janë mbledhur të hyra rekorde.


Ahmeti ka shkruar se shpejtë pritet të paguhen edhe borxhet, duke lëvizur drejt projekteve kapitale të renovimit.

“Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes. Për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, pa paguar gjithë pagat dhe një pjesë të vogël të borxhit. Shpejtë e paguajmë gjithë borxhin dhe lëvizim drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme, përfshi edhe luftën ndaj çfarëdo lloj parregullsie”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe me një vendim të qeverisë në shtatorin e vitit të kaluar, Pallati i Rinisë ka kaluar në pronësi të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/