LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Nuk kemi nevojë për bishta të maces, të tigrit e as të dreqit në Prishtinë (Foto)

Ahmeti: Nuk kemi nevojë për bishta të maces, të tigrit e as të dreqit në Prishtinë (Foto)

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në tubimin përmbyllës para qindra simpatizantëve në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, u shpreh se nuk do të ndalen së luftuari për drejtësi, duke thënë se janë befasuar nga dënimi i aktivistëve të tyre.

“U befasuam edhe pse nuk ishte për tu befasuar vendimi i tyre… drejtësia shpejt do të vihet në vend, sepse nuk kishte asnjë dëshmi që ata sot të dënoheshin.


Nuk është çudi që vendime të tilla të merren dy ditë para zgjedhjeve, me qëllim që ta na dobësojnë dhe të na frikësojnë, mirëpo ne jemi më të motivuar dhe më të sigurt në fitoren e së dielës”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se “sot nuk jemi të lumtur por jemi krenar, sot nuk jemi të gëzuar por kemi guxim, ata duan të na shohin të frikësuar e të përçarë por ne do tu tregojmë se jemi të fortë e të guximshëm”.

Ahmeti ka përmendur ujin, shujtat, shërbimet shëndetësore, shërbimet komunale, ngrohjen, ndaljen e ndërtimeve pa leje e shumë gjëra tjera si sukseset e tij të arritura gjatë katër viteve.

Ai theksoi se më 22 tetor qytetarët e Prishtinës e mbrojtjen ndryshimin.

“Nuk kemi nevojë për bishta as të maces, as të tigrit e as të dreqit në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti duke theksuar se kanë ndalur korrupsionin dhe mafinë në Prishtinë.

Ahmeti shtoi se më 19 nëntor ju tregoni se nuk ka çfarë na ndalë neve, dhe se katër vitet e kaluara ishin vite të mirëqenies dhe zhvillimit dhe se edhe katër vite tjera synojmë të jenë të tilla.

“Më 19 nëntor me zemër t’i themi PO ndryshimit e JO të keqes dhe korrupsionit si në Prishtinë ashtu edhe në komunat e tjera”, tha në fund Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori