LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti në Siqevë: Paratë që ua marrim nga taksat, ua kthejmë me shërbime

Ahmeti në Siqevë: Paratë që ua marrim nga taksat, ua kthejmë me shërbime

Në tubimin në fshatin Siqevë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe nënkryetari i Vetëvendosje-s, Dardan Sejdiu folën për punën katër vjeçare në Komunën e Prishtinës si dhe për planet për të ardhmen.

Ahmeti foli shkurtimisht për projektet e realizuara gjatë katër viteve paraprake në Siqevë, si dhe për projektet e mandatit të radhës që do të bazohen në programin me 100 zotimet e reja.


“Ne e gjetëm një Komunë ku sundonte krimi, me secilin sektor të shkatërruar. Ideja jonë fillestare ishte ta ndalim të keqën dhe të nisemi në rrugë të mbarë. Sot në Prishtinë nuk ka korrupsion. Ne nuk jemi pronarë të Komunës, por shërbëtorë të qytetarëve. Paratë që i marrim nga ju përmes taksave, ua kthejmë përmes shërbimeve ndaj juve, me orientim të investimeve në nevojat tuaja. Prandaj nuk i ndalim diskutimet dhe bashkëpunimin me qytetarë. Prandaj jemi krenarë me mënyrën tonë të qeverisjes”, tha ndër të tjera Ahmeti.

E nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, falënderoi banorët e Siqevës për përkrahjen e madhe që po na japin, si dhe iu bëri thirrje që të vazhdojnë të angazhohen në të njëjtën formë në të mirë të fshatit dhe Komunës së tyre.

“Nuk mund ta lëmë Prishtinën peng të interesave të ngushta partiake. Prandaj na duhet shumica në Kuvend Komunal. Cilindo që zgjidhni nga 56 emrat e listës sonë të kandidatëve për Kuvend Komunal, nuk do të gaboni. Fitorja më 22 tetor në Prishtinë, e bën fituese Vetëvendosjen në secilën Komunë ku shkon në balotazh”, tha Sejdiu.

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori