LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti-Lawson: Aleanca evropiane e partive progresive është e ardhmja

Ahmeti-Lawson: Aleanca evropiane e partive progresive është e ardhmja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në vend, Matthew Lawson.

Ahmeti dhe Lawson bashkëbiseduan mbi momentumin politik, rëndësinë e stabilitetit politik, aleancën europiane të forcave progresive, unitetin veprues për miratimin pa prolongim të stërzgjatur të ndryshimeve kushtetuese dhe fokusimin e plotë të vendit në realizimin e reformave për të përshpejtuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.


Ahmeti shprehu falënderim ndaj përkrahjes që shteti britanik i ka dhënë gjithmonë proceseve të zhvillimit demokratik dhe ekonomik të vendit, anëtarësimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe për përkrahjen konstruktive në tejkalimin e kontesteve në frymën e fqinjësisë së mirë dhe avancimit të rrugës evropiane.

Ahmeti njoftoi ambasadorin Lawson mbi takimet informative që po realizon Bashkimi Demokratik për Integrim me qytetarët nën moton “Bashkë për në Evropë” për të përcjellur mesazhin e qartë të bashkimit të forcave në misionin e integrimit.

Aleanca europiane e partive progresive është e ardhmja, ka potencuar mes tjerash Ahmeti.

Ambasadori Lawson ka përsëritur përkrahjen britanike për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si dhe reformat në vend, por edhe interesimin e madh për të rritur investimet britanike në vendin tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori