LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Kryeministrin nuk e bën më evropian fakti që thotë se e ka mbiemrin Gjokaj (Video)

Ahmeti: Kryeministrin nuk e bën më evropian fakti që thotë se e ka mbiemrin Gjokaj (Video)

Analisti Arben Ahmeti ka thënë se për shkak të vizave Kosova nuk guxon të bëj bardhën të zezë dhe të zezën të bardhë.

Ahmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se refuzimi i BE-së për t’i dhënë vizat Kosovës, nuk duhet ta kthejë situatën në armiqësi.

Analisti ka thënë se deklaratat e deputetëve Kuçi e Tahiri se do të jepnin dorëheqje nëse nuk na jepet liberalizimi i vizave kanë qenë të gabuara, sepse ajo çështje nuk është në kompetencë të tyre.

“Nëse do të kishim një politikë më të përgjegjshme, njerëzit do të duhej të flisnin në kuadër të kompetencave që i kanë dhe mund të u dalin zot”.

Sipas Ahmetit, këtë gabim e ka bërë edhe Qeveri Haradinaj me të ardhur në pushtet.

“Qeveria Haradinaj nga dita e parë na ka premtuar anëtarësim në INTERPOL, ushtri dhe liberalizim të vizave. Unë si qytetar edhe pse e di se BE merr vendimin, mund të trokas në derën e Qeverisë dhe të them “o ti zotëri, a me kë premtuar se fundin e vitit do ta pres në Paris?!”.

Analisti thotë se ne mund t’i lëmë fajin edhe Perandorisë Osmane se ata na sollën Islamin dhe tash po na pengon për vizat.

“Deklaratat e tilla nga Kryeministri se unë e kam mbiemrin Gjokaj, e nuk e kam ndryshe nuk na bën më shumë perëndimor… Nuk e bën evropian kryeministrin, fakti që e ka mbiemrin Gjoka. Nuk e bënë as përfaqësues të vlerave evropiane me atë qasje. Mos efikasiteti qeverisës nuk është vlerë evropiane”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori