Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, ka thënë se po të kishte referendum për të kaluar ose kodin e ri civil që i hap rrugë martesave mes personave të gjinisë së njëjtë, shumica absolute do të ishte kundër.
Agusholli ka arsyetuar votën e tij kundër këtij kodi, duke shtuar se njëri prej funksioneve kryesore të martesës është riprodhimi.
“Askujt s’i intereson se çka bëjnë njerëzit brenda dhomave të tyre. Por, problemi më i madh është se do të lejohet adoptimi i fëmijëve në të ardhmen në të cilën në të shumtën e rasteve janë fëmijë që kanë lindur nga një burrë dhe një grua. Po na prezantohet modeli që s’ka as burrë as grua, as babë as nënë, por vetëm prindi 1 dhe 2”.
Agusholli tha se s’duhet shkatërruar “diçka e natyrshme për të ndërtuar diçka të re dhe problematike”.
“Unë dhe ju e dimë mirë se nëse kjo temë do të dilte në referendum, mbi 90 përqind e njerëzve do të dilnin kundër. Si është e mundur që ne, të zgjedhurit e popullit të shkelim vullnetin e tyre. Kolegë të dashur, kjo temë i tejkalon ndasitë tona partiake. Ne jemi popull i përpjekjeve dhe krejt historinë e kemi pas me përpjekje dhe ne do të përpiqemi që kjo të mos ndodhë. Do të jemi kundër kudo qofshim, qoftë Parlament, qoftë atje te populli. Është e pasinqertë që në rrethe shoqërore dhe familjare të deklarohemi kundër këtij fenomeni, e në Parlament mos me marrë pjesë ose me pjesëmarrje me shpërfaq të kundërtën”.
Deputeti i Vetëvendosjes tha se mendon si shumica e popullit të tij për këtë çështje, prandaj është i qetë me votën kundër.
“Në njërën anë jam shumë i brengosur, por anën tjetër jam i qetë sepse e qetë është ndërgjegjja ime. I qetë sepse shumica e atyre që na kanë sjellë mendojnë pikërisht si unë. Jam i qetë sepse e vërteta është e pastër…Politika mund të jetë fati im, por nuk do të lejoj të bëhet fatkeqësia ime”.
Agusholli gjithashtu tha se Kosova nuk detyrohet të miratojë ligjin për lejimin e martesave të personave të gjinisë së njëjtë t hyrë në BE, madje, sipas tij, në BE jo të gjitha shtet e kanë të kaluar këtë ligj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'