Aguero luan ndaj Barcës

Sulmuesi argjentinas u lëndua në ndeshjen ndaj Tottenhamit dhe lëndimi i tij është dukur mjaft serioz, mirëpo gjasat janë të mëdha që ai të luajë në ndeshjen e parë të të tetës së finales të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
“Mendoj se Aguero mund të luajë kundër Barcelonës. Që tash duket mirë, thuajse bën stërvitje normale”, ka deklaruar trajneri kilian.
Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se edhe Fernandinho mund të luajë ndaj Balugranëve.
City luan ndaj Sunderlandit të mërkurën, gjatë vikendit përballet me Chelsean në kuadër të FA Cup, kurse pastaj në mesjavë është nikoqir i Barcelonës në Etihad Stadium. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/02/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































