Prodhuesit kanë rritur në mënyrë drastike çmimet e tyre në shkurt. E në këto çmime nuk merret parasysh lufta në Ukrainë!
Çmimet e prodhimit të produkteve komerciale u rritën mesatarisht me 25.9 për qind në shkurt në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
“Kjo ishte rritja më e lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1949”, theksoi Zyra Federale e Statistikave.
Çmimet e prodhimit shihen si pararendës i zhvillimit të inflacionit. Në statistika shënohen çmimet e produkteve që nga porta e fabrikës – pra edhe para se produktet të përpunohen ose shiten më tej.
Sipas statisticienëve, arsyeja kryesore e rritjes së madhe të çmimeve të prodhimit është prapë energjia. Çmimi i energjisë është rritur në shkurt me një mesatare prej 68 përqind. Gazi natyror ka kushtuar 125.4 për qind më shumë se në shkurtin e vitit 2021. Energjia elektrike dhe vaji për ngrohje janë rritur me 56.9 për qind.
Lufta në Ukrainë
Nëse nuk përfshihet në përqindje rritja e çmimit të energjisë, atëherë çmimet e prodhimit janë rritur me rreth 12.4 përqind më shumë se një vit më parë. Çmimet e gjërave ushqimore janë rritur me 9.2 përqind. Çmimet e vajrave bimore janë rritur 50.1 për qind, gjalpit me 64,4 përqind dhe kafeja 16,9 përqind. Rritje të larta ka pasur edhe për metalet, plehrat dhe ambalazhet prej druri.
“Zhvillimet aktuale të çmimeve nuk kanë përfshirë edhe pasojat e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”, thotë autoritetet e statistikave.
Llogaritjet e këtyre çmimeve janë bërë me 15 shkurt, pra para fillimit të luftës.
Që nga sulmi rus në Ukrainë më 24 shkurt 2022, çmimet e energjisë, plehrave dhe ushqimeve si gruri dhe vaji i lulediellit kanë vazhduar të rriten, me pasoja shkatërruese në veçanti për vendet në zhvillim.
Në ndërtimtari mungojnë gjërat elementare
Duke pasur parasysh luftën dhe sanksionet që kanë lidhje me luftën, industria gjermane e ndërtimit paralajmëroi madje se mund të arrihet deri tek ndërprerja e ndërtimeve në Gjermani.
“Nuk mund të themi me siguri sot, nëse do të ketë material të mjaftueshëm për të gjitha kantieret e ndërtimtarisë në Gjermani”, tha menaxheri i përgjithshëm i Shoqatës kryesore të Industrisë Gjermane të Ndërtimit (HDB), Tim Oliver Müller.
Ndërkohë janë ndërprerë edhe dërgesat e gjërave elementare si gozhdët apo vidat, të cilat mungojnë për shkak të sanksioneve. Si pasojë e luftës, ditët e fundit ka pasur rritje të mëdha të çmimeve edhe për çelikun, aluminin dhe lëndën e parë bitum, që kërkohet për prodhimin e asfaltit.
Ndaj furnizuesit me materiale nuk bëjnë më asnjë ofertë detyruese për këto materiale.
“Në disa raste, çmimet garantohen vetëm për disa orë. Prandaj është e pamundur të llogariten dhe të dorëzohen ofertat si më parë”, thotë Müller.
Të prekur gati të gjithë
Shumica e kompanive gjermane po i vërejnë tani efektet e luftës në Ukrainë, drejtpërdrejt ose tërthorazi. Në një anketë të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), për të cilën javën e kaluar u anketuan 3,700 kompani, 78 për qind prej tyre deklaruan se ishin të prekura nga kjo luftë. Vetëm 22 për qind nuk kanë ndjerë deri tani asnjë pasojë të luftës dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.
“Rezultatet për industrinë janë veçanërisht alarmante”, tha drejtori i përgjithshëm i DIHK-së, Martin Wansleben.
Dy nga tre kompani gjermane deklarojnë se janë të detyruara që çmimet t’ua faturojnë klientëve.
“Këtu ka një potencial shtesë inflacioni”, shton ai.
Tre të katërtat e kompanive industriale kanë probleme në logjistikë dhe në zinxhirët e furnizimit, pothuajse 90 për qind raportojnë mungesë të lëndëve të para dhe produkteve paraprake. Importet e rëndësishme nga Rusia për industrinë gjermane përfshijnë aluminin, nikelin dhe titanin.
Sipas një sondazhi në industrinë metalike dhe elektrike, 69 përqind e të gjitha kompanive presin rritje të kostos dhe pothuajse gjysma prej tyre presin humbje të dukshme në shitje dhe fitime, raporton Shoqata e Punëdhënësve Gesamtmetall.
Rënia më e madhe se ajo nga pandemia COVID-19?
Shefi ekzekutiv i shoqatës, Oliver Zander paralajmëroi nga ndalimi i blerjes së naftës dhe gazit rus, me qëllim që Rusia të dëmtohet dhe të tregohet solidaritet me Ukrainën.
“Ndalimi i blerjes së naftës dhe gazit rus do të shoqërohej me pengesa të furnizimit të llojit më të rëndë dhe nuk do të ishte ekonomikisht i qëndrueshëm”, tha Zander.
Shumë vende pune do të humbnin.
“Ne ndoshta tashmë mund të supozojmë se situata aktuale dhe sanksionet aktuale do të çojnë në një rënie ekonomike që do t’i afrohet COVID-19, por ndoshta edhe do ta tejkalojë atë”, thekson ai.
Instituti për Ekonominë Botërore (IfW) nuk pret që çmimet të normalizohen për momentin.
“Norma e inflacionit këtë vit, me rreth 5.8 për qind, mund të jetë më e lartë se kurrë më parë në Gjermaninë e ribashkuar”, thotë parashikimi aktual.
Nëse çmimet e gazit rriten me 50 për qind krahasuar me një vit më parë, e mundur është edhe një normë inflacioni prej më shumë se 6 për qind.
Nga ana tjetër, IfW ka ulur ndjeshëm parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Gjermani, sikur edhe institutet e tjera të mëdha. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë