LAJMI I FUNDIT:

AGK reagon ndaj drejtorit të RTK-së për siç thuhet “presionin që ai po iu bën 9 gazetarëve brenda televizionit”

AGK reagon ndaj drejtorit të RTK-së për siç thuhet “presionin që ai po iu bën 9 gazetarëve brenda televizionit”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratave të drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili kishte thënë se gazetarët janë futur në një skenar politik dhe qëllimi i tyre është destabilizimi i RTK-së në prag të fushatës zgjedhore.

Në këtë reagim, thuhet se këtyre gazetarëve në mënyrë të njëanshme po u kërkohet sistemimi në njësi tjera, si pasojë e avancimeve të kundërligjshme në televizionin publik.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim po i përcill zhvillimet e fundit në RTK, me ç’rast nëntë gazetarëve të Dhomës së Lajmeve, sipas informatave nga ana e tyre dhënë AGK-së, po u kërkohet në mënyrë të njëanshme sistemimi në njësi tjera të Televizionit të Kosovës, si rrjedhojë e pakënaqësisë me avancimet e kundërligjshme në mediumin Publik”, thuhet në njoftim.

Madje, AGK e konsideron shqetësues faktin që gazetarët po etiketohen si “gazetarë politikë” dhe kërkon distancimin e RTK-së për këto cilësime.

“AGK është tejet e shqetësuar me cilësimet e gazetarëve të pakënaqur si “gazetarë politikë” dhe kërkon nga menaxhmenti i RTK-së të distancohet menjëherë nga cilësimet e tilla” shkruhet në njoftim.

AGK ka paralajmëruar se në rast të mos veprimit konform rregullave, RTK do të përballet me ligjin.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nga afër do t’i ndjek këto zhvillime në mediumin Publik të Kosovës dhe në rast të mos veprimit konform rregulloreve dhe ligjeve në fuqi, do të ndërmerren të gjitha hapat konform mandatit, me qëllim që situata e krijuar të zgjidhet bazuar në të drejtën ligjore të anëtarëve tanë” thotë AGK-ja në reagim.

Gjatë së shtunës, nëntë gazetarë të RTK-së kishin vendosur t’i kërkojnë të drejtat e tyre duke shkruar letra dhe kërkesa në drejtim të menaxhmentit. Kanë kundërshtuar emërimin e një redaktori të lajmeve për të cilin kanë thënë se s’ka pasur diplomë kur është pranuar në punë në RTK.

Ata s’po e pranojnë për redaktor Besart Galicën. E kanë njoftuar edhe Drejtorin e Përgjithshëm të RTK’dë, Ngadhnjim Kastratin, i cili ende kontestohet prej një pjesë të punëtorëve të RTK-së.

Sipas gazetarëve, Galica është ngritur në pozitën e redaktorit mbi bazën e diskriminimit, shkeljeve ligjore.

Drejtori i gjeneral i RTK-së, gjatë ditës së shtunë kishte akuzuar nëntë gazetarë të televizionit publik se po tentojnë ta destabilizojnë RTK-në e që sipas tij ata janë pjesë e një skenari politik, pa përmendur parti të caktuara politike.

“Kjo tregon se këta kolegë janë futur në një skenar politik dhe qëllimi i tyre nuk është as avancimi as risistemimi por destabilizimi i RTK-së, pikërisht tash në prag të fushatës zgjedhore”, ka thënë Kastrati, në një reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori