LAJMI I FUNDIT:

AGK: Kërcënohet dhe pengohet ekipi i Lajmi.net në Gjykatën e Prizrenit

AGK: Kërcënohet dhe pengohet ekipi i Lajmi.net në Gjykatën e Prizrenit
Foto: Kallxo.com

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi një ekip i portalit online, Lajmi.net është penguar në punën e tyre dhe janë kërcënuar seriozisht, gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Prizren.

Sipas redaksisë, një i akuzuar me inicialet V.H ka e ka penguar punën e ekipit në prani të gjyqtares së rastit, duke kërkuar që të mos xhirojnë dhe t’i fshijnë materialet.


Në një moment, ai ia ka kapur edhe kamerën kameramanit Përparim Tufa, duke iu drejtuar me fjalët “ule qeta”, kurse në një moment tjetër i drejtohet ekipit të lajmi.net me fjalët: “Qat incizimin që e bone në korridor, ruju po gabon me e qitë. Qitash thuj kërcënim direkt kshtu thuj m’ka kërcnu…”

AGK-ja e dënon kërcënimin që është presion i hapur ndaj punës së medies dhe e rrezikon seriozisht sigurinë e gazetarëve.

AGK-ja kërkon nga trupat gjykues në gjithë vendin, që kur seancat të jenë publike, të sigurohen që gazetarët dhe mediet, të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre të lirë, dhe të papenguar, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori