Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Mosndëshkimit për Krimet ndaj Gazetarëve, AGK-ja bën thirrje që autorët e krimeve ndaj gazetarëve të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar.
“Mosndëshkimi i krimeve të kryera ndaj gazetarëve është sinjal i keq për sundimin e rendit dhe të ligjit në Kosovë dhe barrë që rëndon në vazhdimësi mbi familjet e viktimave dhe komunitetin e gazetarëve që prej vitesh kërkojnë drejtësi.
Kjo klimë e pandëshkueshmërisë ndikon në lirinë e raportimit dhe inkurajon që në të ardhmen të ndodhin sulme e kërcënime të tjera”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, fton organizatat ndërkombëtare që të ndihmojnë për krijimin e një fondi të veçantë për hulumtimet e gazetarëve për hetimin dhe ndriçimin e rasteve të kolegëve tanë të vrarë dhe të pagjetur.
“Për mua jo vetëm si Kryetare e AGK-së, jo vetëm si gazetare, por pikë së pari si njeri, është mëse e rëndësishme që jo vetëm kryrësit, por edhe urdhërdhënësit e këtyre krimeve të dalin para drejtësisë. Edhe më herët e kam thënë se mua si përfaqësuese e gazetarëve nuk më intereson as edhe një moment se çfarë etnie ka vrasësi, çfarë religjioni mund të ketë, çfarë funksioni mund të kenë urdhërdhënësit e vrasjeve, për mua e rëndësishme është t’i shoh aty ku e kanë vendin, bashkë me kriminelët e tjerë. Këtë e presim të gjithë, sikurse familjarët ashtu edhe ne gazetarët dhe të gjithë ata që po punojnë çdo ditë, për një shtet të së drejtës ku mbizotëron rendi dhe ligji”, u shpreh Begolli Pustina.
AGK-ja rikujton se 12 gazetarë janë vrarë gjatw dhe pas luftws në Kosovë dhe 4 gazetarë raportohen si të pagjetur.
Hetimi i këtyre rasteve ka qenë përgjegjësi e UNMIK-ut (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) e më pas EULEX-it (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Rendit dhe të Ligjit) ndërsa që nga marsi i vitit 2017, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumnezi, ka caktuar një prokuror-koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave të tjera penale në drejtim të gazetarëve.
Në vitin 2018, Federata Evropiane e Gazetarëve, në takimin vjetor në Lisbonë, ka miratuar një rezolutë përmes së cilës kërkohet hetimi i vrasjeve dhe zhdukjeve të gazetarëve në periudhën 1998-2005 dhe kompensimi i familjeve të viktimave.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka shpallur 2 Nëntorin, Ditën Ndërkombëtare për Përfundimin e Mosndëshkimit të Krimeve ndaj Gazetarëve, duke iu bërë thirrje shteteve anëtare që të zbatojnë masa që të luftojnë kulturën aktuale të mosndëshkimit
Në këtë ditë bëhet fushatë globale përmes së cilës kërkohet nga institucionet shtetërore që të parandalojnë dhunën në drejtim të gazetarëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City