LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon kërcënimin e drejtorit të Kulturës në Skenderaj, Ramiz Shala, ndaj gazetarit Kajtaz Gecaj

AGK dënon kërcënimin e drejtorit të Kulturës në Skenderaj, Ramiz Shala, ndaj gazetarit Kajtaz Gecaj
Foto: Kallxo.com

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim e ka pranuar informatën se drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Skenderaj, Ramiz Shala e ka kërcënuar me sulm fizik korrespondentin e gazetës “Zëri”, Kajtaz Gecaj.

Sipas gazetarit Gecaj, kërcënimi ka ndodhur pas artikullit të publikuar “Sivjet Komuna e Skenderajt pagoi katër portale, asnjëri lokal.”


“Para pak çasteve, Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmojë fizikisht nëse edhe njëherë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij, Kastriot Gashi. Bile tha se ‘tash të kisha bë tokë veç e kam mik të mirë djalin tënd’”, ka shkruar Gecaj në rrjetin social Facebook.

Për më tepër, ky i fundit është kërcënuar se do të dëbohet nga zyra e tij.

“Ai gjithashtu me kërcënoi do të më dëbojë nga zyra në objektin e ish-TMK-së..” – thuhet në postimin e Gecajt.

AGK e fton drejtorin Shala të distancohet nga kjo qasje e patolerueshme dhe në rast se ka pretendime ndaj shkrimeve të realizuara nga Gecaj, t’i ndjek rrugët ligjore dhe assesi të mos përdorë gjuhë kërcënuese ndaj gazetarit.

AGK inkurajon gazetarët që të mos zmbrapsen nga kërcënimet e tilla, ndërsa rastet e pengimit në punën e tyre profesionale t’i lajmërojnë gjithsesi edhe në polici.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori