Mbrojtësi i Chelseat, Emerson Palmieri vazhdon të pëlqehet shumë nga dy klubet e mëdha italiane, Juventusi dhe Interi.

Afati kalimtar i verës pritet të na sjell edhe një Derby d’Italia, por kësaj radhe jashtë fushës dhe jo brenda saj.


Bëhet fjalë për ‘luftën’ e tyre për transferimin e një mbrojtësi të krahut të majtë.

Sipas mediumit britanik The Express, Juventusi dhe Interi janë të prirur të nënshkruajnë me mbrojtësin e Chelseat, Emerson Palmieri.

emerson palmieri1804aa 1

Lajmet vijnë nga agjenti i lojtarit, Luis Fernando Garcia, i cili shprehet se dyshja e Serie A janë të interesuar, por nuk kanë bërë asnjë qasje zyrtare ndaj Bluve.

Emerson ka bërë 18 paraqitje për skuadrën londineze këtë sezon, ndërsa në të kaluarën ka luajtur te Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app