LAJMI I FUNDIT:

Agjenti e fton Milanin të bëjë ofertë për Torreiran te Arsenali

Agjenti e fton Milanin të bëjë ofertë për Torreiran te Arsenali

Agjenti i Lucas Torreiras e ka ftuar Milanin që të bëjë një ofertë te Arsenalit për t’i marrë shërbimet e mesfushorit në këtë verë.

Uruguaiani ka punuar në të kaluarën nën urdhrat e Marco Giampaolit, andaj dëshiron që të punojë sërish më të, por tani në San Siro.


Torrerira ka kohë që është nën shënjestrën e kuqezinjve, derisa këta të fundit janë duke shpresuar që ta transferojnë atë në këtë afat kalimtar.

Lucas Torreira (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Nuk jam në dijeni për interesimin e Rossonerëve, askush nuk më ka kontaktuar mua”, ka thënë Pablo Bentancur në një intervistë për Calciomercato.com.

Milani po konsideron futjen e Kessie në ofertën për Torreiran
Lexo po ashtu Milani po konsideron futjen e Kessie në ofertën për Torreiran

“Kam dëgjuar për interesimin e tyre vetëm nga mediat, por unë i ftoj ata që të bëjnë ofertë te Arsenali për shërbimet e tij”.

“A do të ishte speciale për Torreiran që të punonte sërish me Giampaolon? Natyrish se po, ai kishte kohë të mira nën urdhrat e tij”, ka shtuar më tej agjenti i mesfushorit të Arsenalit. /Telegrafi/