LAJMI I FUNDIT:

Agjenti Branchini: Haaland i përkryer për Manchester Unitedin

Agjenti Branchini: Haaland i përkryer për Manchester Unitedin

Agjenti italian, Giovanni Branchini ka thënë se vlera e tregut e Erling Haaland është rreth 120-130 milionë euro dhe shpjegon pse ai do të ishte një nënshkrim perfekt për Manchester Unitedin.

Haaland u bashkua me Borussia Dortmundin në janar të vitit 2020, por ai tani ka tërhequr interesin e klubeve kryesore evropiane.


“Vlera e tij është të paktën 120-130 milionë euro”, ka thënë fillimisht Branchini për La Gazzetta dello Sport.

Përfaqësuesi i Haalandit është Mino Raiola, por Branchini është një nga agjentët më të mirë në botë, ndërsa kupton shumë nga futbolli.

Watzke e pranon se Dortmundit do t’i duhet të shesë disa nga yjet shkaku i pandemisë
Lexo po ashtu Watzke e pranon se Dortmundit do t’i duhet të shesë disa nga yjet shkaku i pandemisë

“Nuk e di nëse ai do të largohet nga Borussia Dortmund. Është 50-50”.

“Unë mendoj se ai ka një klauzolë lirimi prej 88 milionë euro, e vlefshme nga sezoni tjetër”.

“Shumë klube të mëdha evropiane mund të paguajnë atë çmim. Ai mund të vendosë të luajë edhe një sezon tjetër në Dortmund”.

“Ka një radhë të gjatë për të siguruar shërbimet e tij. Ai është në mesin e pesë sulmuesve më të mirë në Evropë me Messi, Ronaldo, Mbappe, Neymar dhe Kane”.

Ramos: Nuk do ta lejoja kurrë largimin e Ronaldos nga Reali, transferimi i Haalandit më i lehtë se i Mbappes
Lexo po ashtu Ramos: Nuk do ta lejoja kurrë largimin e Ronaldos nga Reali, transferimi i Haalandit më i lehtë se i Mbappes

“PSG mund ta nënshkruajë atë nëse shesin Mbappn, ekziston edhe Real Madridi dhe dy klubet e Mançesterit, edhe nëse Guardiola mund të preferojë një sulmues si Kean, i cili është më i aftë të integrohet me stilin e lojës së ekipit”.

“Haaland do të ishte perfekt për Manchester Unitedin. Djajtë e Kuq kanë një traditë të shkëlqyer për sulmuesit që vijnë nga veriu”.

“Liga Premier mund të jetë liga më e mirë për të, por ai do të bënte mirë edhe në Spanjë ose Francë, siç po bën në Gjermani”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori