LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Ura mes Alphonso Davies dhe Bayern Munichut po digjet me Real Madridin duke e parë si një spektator i magjepsur.

Të enjten, agjenti i kanadezit, Nedal Huoseh doli për të kritikuar klubin gjerman që i dha klientit të tij një ultimatum për të nënshkruar një marrëveshje të re ose për të thënë jo.

“Është e padrejtë të marrësh një ultimatum nga Bayerni. Do të vendosim se si do të vazhdojmë në fund të sezonit kur të ketë më shumë qartësi. Është e padrejtë që Alphonso tani po sulmohet”, deklaroi Huoseh në një bisedë me gazetën gjermane BILD.


Bayern i jep ultimatum Davies, lojtari reagon në favor të Real Madridit
Lexo po ashtu Bayern i jep ultimatum Davies, lojtari reagon në favor të Real Madridit

“Ne ishim afër një marrëveshjeje një vit më parë. Më pas u zëvendësua i gjithë bordi drejtues i klubit. Ne nuk dëgjuam asgjë për shtatë muaj. Edhe pse u përpoqa gjatë kësaj kohe të kontaktoja vetë klubin”.

“Tani po na jepet një ultimatum dhe supozohet të reagojmë brenda dy javësh sepse klubi është nën presion dhe iu desh shumë kohë për të ripozicionuar veten në menaxhim? Kjo nuk është e drejtë”.

“Është një kontratë shumë e rëndësishme në karrierën e Alphonsos dhe ne duhet të marrim vendimin pa e ditur se kush do të jetë trajneri sezonin e ardhshëm ose si duket skuadra. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se është e padrejtë të reagojmë ndaj ultimatumit”, shtoi ai.

Shpjegohet se a do të ndikojë transferimi i Mbappes në marrëveshjen me Davies dhe ardhjen e Endrick
Lexo po ashtu Shpjegohet se a do të ndikojë transferimi i Mbappes në marrëveshjen me Davies dhe ardhjen e Endrick

Sipas Fabrizio Romanos, Davies do të shitet këtë verë nëse ai nuk nënshkruan marrëveshjen që Bayern ka vendosur në tavolinë.

Burime të tjera në Gjermani dhe Spanjë thonë se Real Madrid tashmë ka një marrëveshje verbale me mbrojtësin. Megjithatë, ende duhet të arrihet një marrëveshje me Bayernin në lidhje me tarifën e transferimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori