LAJMI I FUNDIT:

Agjencionet turistike në Maqedoni nuk e promovojnë shtetin si pikë turistike, me subvencione pritet të ndryshoj situata e turizmit

Agjencionet turistike në Maqedoni nuk e promovojnë shtetin si pikë turistike, me subvencione pritet të ndryshoj situata e turizmit

Një model i ri për subvencionet në turizmin vendas që do të gjenerojë më shumë se gjysmë milioni fjetje në dy-tre vitet e ardhshme, propozon Agjencioni për Promovim dhe Mbështetje.

Modeli bazohet në kategorizimin e objekteve akomoduese.

Një nga propozimet e Agjencisë, për të arritur shifrën prej 500.000 deri në 700.000 fjetje, është që të gjithë punëtorëve në vend t’u paguhet K-15 si kupon për pushim (akomodim) në objektet turistike vendore.

Sipas drejtorit të Agjencisë, Ljupço Janevski, tregu i brendshëm është dëshmuar të jetë shumë domethënës dhe ka qenë në rritje të vazhdueshme në tri vitet e fundit.

“Nëse shikoni rezultatet e gjysmës së parë të vitit 2022, ka një rritje prej 20 deri në 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar, që është vazhdimësi nga viti 2020. Por vetëm tre përqind e operatorëve turistikë vendas e shesin vendin si destinacion”, tha Janevski.

Mënyra se si caktohen aktualisht subvencionet është e paqëndrueshme dhe duhet të analizohet edhe efekti i bonove dhe mënyra e dhënies së tyre.

“Në vitin 2019 propozuam modelin e ri që duhej të hapte një debat. Ai bazohet në kategorizim, në pagesa brenda dhe jashtë sezonit, në shuma të ndryshme të subvencioneve dhe barazimin e tregjeve, në llojet e aranzhimeve dhe mbulon të gjitha llojet e objekteve akomoduese, por në një shkallë të ndryshme pagese. Në këtë mënyrë do të mundësohet konkurrueshmëri shtesë e destinacionit, investim i operatorëve turistikë të huaj, por edhe i investitorëve dhe menaxherëve vendas në përmirësimin e kushteve, si dhe një kategorizim real, objektiv që do të pasqyrojë realisht situatën në hotele”, theksoi Janevski.

Në vitin 2021, Agjencioni i ka dorëzuar Zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi një sistem subvencioni për operatorët turistikë vendas, i cili do t’u mundësojë drejtpërdrejt të ofrojnë aranzhime në pikat turistike edhe jashtë sezonit.

Janevski paralajmëron se vitin e ardhshëm Agjencia do të iniciojë një debat të gjerë me hulumtime.

Megjithatë, ai nuk mund të specifikojë se sa do të jetë shuma e subvencioneve.

“Qëllimi është që viti 2024 të mirëpritet me një rregullore të re, të thjeshtë për subvencione dhe rregullim shtesë të tregut. Ideja është, praktikisht, një nxitje për operatorët turistikë vendas që të shesin më shumë destinacionin tonë. Modelet e subvencioneve në vendet e tjera janë të ndryshme dhe afatshkurtra”, tha Janevski.

Siç thekson Janevski, një nga shembujt e suksesshëm është edhe Kroacia, e cila para dhjetë vitesh prezantoi modelin e subvencionimit të familjeve rurale për turizëm vendor, i cili dha efektin maksimal.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori