Për Programin e Pagesave Direkte 2018, për të cilin janë planifikuar 25 milionë euro, kanë aplikuar 28139 fermer nga 37 komuna të Kosovës, me gjithsej 46865 aplikacione për 58 kultura dhe veprimtari të ndryshme bujqësore.
Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Elhami Hajdari, ka thënë se menjëherë pas përfundimit të procesit të aplikimit dhe pranimit të aplikacioneve nga të gjitha komunat, Drejtoria e Pagesave Direkte në AZHB ka filluar me procesin e kontrollit administrativ.
“Deri më tani Drejtoria e Pagesave Direkte ka kryer kontrollin administrativ për mbi 4500 aplikacione, ndërkaq procesi është duke vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve. Ndërkaq, për aplikacionet, për të cilat ka përfunduar kontrolli administrativ, tashmë inspektorët e agjencisë janë duke kryer edhe procesin e radhës, atë të kontrollit në terren, ku deri më tani janë përfunduar mbi 500 aplikacione, kryesisht për kulturën e grurit dhe për bletët”, ka thënë Hajdari, përcjell Telegrafi.
Ai ka treguar se fermerët kanë pasur të drejtë aplikimi për më shumë se një kulturë bujqësore, prandaj edhe numri i aplikacioneve është më i madh.
Sa i përket procesit të vlerësimit, ai ka sqaruar se rëndësi i kanë dhënë procesit të kontrollit për kulturën e grurit, pasi që synojnë që të bëhet ekzekutimi i subvencioneve para fillimit të fushatës së korrje-shirjeve, me qëllim të lehtësimit të punës së fermerëve.
“Duhet të kemi parasysh që procesi i vlerësimit adminsitrativ dhe atij në terren në tërësi merr kohë, pasi që kemi numër të madh të aplikuesve e në anën tjetër, vazhdojmë të kemi numër të vogël të punëtorëve, të cilët e menaxhojnë në tërësi, si kontrollin administrativ, ashtu edhe kontrollin në terren”, thotë Kryeshefi Ekzekutiv, Elhami Hajdari.
Ndryshe, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elbin, për thekrën, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për pulari, për bletari, për derrari, për thëllëza, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur dhe në serra, për vreshtat ekzistuese, për bujqësinë organike, si dhe për fidane të pemëve drufrutore dhe hardhi të rrushit. Po ashtu, subvencionim do të ketë edhe për akuakulturën, therjet e raportuara të gjedhit, për qumështin sipas kategorive të cilësisë dhe për verën e prodhuar dhe të deklaruar zyrtarisht.
Për më shumë informata, lidhur me procesin vlerësues të Drejtorisë së Pagesave Direkte në AZHB, fermerët do të informohen përmes sms-ve dhe vendimeve në e-mail, si dhe përmes ueb-faqes së AZHB-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Modë apo relaks?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre