LAJMI I FUNDIT:

Agjencia për Punësim në Tetovë del me reagim: Qytetarët nuk duhet të marrin vërtetime te ne, por raporte në banka

Agjencia për Punësim në Tetovë del me reagim: Qytetarët nuk duhet të marrin vërtetime te ne, por raporte në banka

Agjencia për Punësim në Tetovë ka dalë me reagim pas turmave të mëdha të qytetarëve, të cilët kërkojnë të marrin vërtetime për të shfrytëzuar masën e Qeverisë për ndihmë për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore.

Ideal Amzai nga Agjencia për Punësim tha se në bazë të njoftimit që e kanë marrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, qytetarët nuk duhet të marrin vërtetim nga Agjencia e Punësimit, por vetëm raport nga bankat ku kanë xhirollogari.


Maqedoni, radhë të gjata për 1.200 denarët e nxënësve
Lexo po ashtu Maqedoni, radhë të gjata për 1.200 denarët e nxënësve

“Për dallim nga dje dhe pardje, sot situata është më e qetë. E pamë se nuk është në rregull dhe kemi marrë njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës se nuk është e nevojshme të merret vërtetim nga Agjencia e Punësimit, pasi u krijua fluks i madh. Dhe ne i përmbahemi atij njoftimi, qytetarët duhet të shkojnë në banka dhe të marrin raportin mujor të të hyrave dhe me atë dokument do të kryejnë punë më lehtë”.

“Afati për këtë masë të qeverisë është katër ditë dhe është e pamundshme që ne të shërbejmë rreth 20 mijë persona brenda këtij afati. Ata që nuk kanë llogari duhet të hapin, pasi paratë do të lëshohen në xhirollogari”, tha Amzai.

Ndryshe, pasi Qeveria njoftoi se do të jep ndihmë financiare prej 1200 deri 1800 denarë për nxënësit, prindërit e të cilëve kanë të ardhura mujore më pak se 50 mijë denarë, në Agjencinë për Punësim në Tetovë u krijuan radhë të gjata të popullatës. Ndërsa pas kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi se ka ndryshuar procedurat për shfrytëzimin e masës dhe mjetet nxënësit do të mund t’i marrin me vërtetime për xhirollogaritë në banka./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori