Shkalla e papunësisë në vitin 2019 ishte 25.7 për qind, ku papunësia më e lartë ishte te femrat.
Kështu thuhet në raportin “Anketa e Fuqisë Punëtore (AFP), viti 2019”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Sipas rezultateve të AFP-së, shkalla e papunësisë në vitin 2019 ishte 25.7 për qind. Papunësia më e theksuar ishte te femrat me 34.4 për qind, krahasuar me meshkujt me 22.6 për qind. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grup-moshat 15-24 vjeçare me 49.4 për qind. fuqia joaktive në vitin 2019 ishte mjaft e lartë me 59.5 për qind, me fokus të veçantë te femrat me 78.9 për qind krahasuar me meshkujt me 40.3 për qind”, thekson raporti, përcjell Telegrafi.
ASK thotë se shkalla e punësimit për këtë vit ishte 30.1 për qind.
“Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për vitin 2019 është 30.1 për qind. Punësimi më i lartë është te meshkujt 46.2 për qind, ndërsa punësimi te femrat është 13.9 për qind. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 53 për qind të tyre. Ndërsa, meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 46.3 për qind”, njofton ASK.
Raporti tregon se tregtia vazhdon të jetë sektori me numrin më të madh të të punësuarve.
“Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë tregtia me 17 për qind, ndërtimtaria me 12.6 për qind, prodhimi me 11.9 për qind si dhe arsimi me 10 për qind. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim”, tregon raporti.
Sa u përket të punësuarve me kontrata, ASK thotë se 45.3 për qind e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore.
Anketa ka pasur shtrirje në 998 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 8,815 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave të vitit 2011. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre