LAJMI I FUNDIT:

Agim Veliu ka rezerva për koalicionin LDK-LVV, flet për rezultatin e partisë së tij në zgjedhje dhe postin e presidentit

Agim Veliu ka rezerva për koalicionin LDK-LVV, flet për rezultatin e partisë së tij në zgjedhje dhe postin e presidentit

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, që udhëheq edhe bastionin e kësaj partie në Podujevë, si duket nuk ka dalë i kënaqur nga rezultati i Lidhjes Demokratike në zgjedhjet e 6 tetorit.

Njeriu i dytë në LDK pas Isa Mustafës, Agim Veliu, në një bisedë për Gazetën Express, ka thënë se pavarësisht se dikush po e paraqet si rritje përqindjen e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, në zgjedhjet e kaluara nacionale kjo parti kishte pasur përqindje më të madhe.


Kjo deklaratë e tij vjen një ditë pasi që Osmani e prezantoi rezultatin e LDK-së në këto zgjedhje si më të mirin që nga viti 2004.

“LDK-ja nuk ka dalë mirë. LDK-ja nuk ka humbë se nuk ka qenë në pushtet, por LDK-ja nuk ka fituar dhe përqindja e këtyre zgjedhjeve, edhe pse dikush po mundohet me e prezantu si rritje, nuk ka rritje. Në dy palë zgjedhje të kaluara LDK-ja ka qenë në përqindje më e madhe sesa që e ka përqindjen tash. Në zgjedhjet e kaluara nacionale ka qenë një përqindje më e madhe”, thotë Veliu, derisa shton se ka disa faktorë se pse LDK doli si parti në zgjedhje, e për këtë duhet të pyetur ekipi zgjedhor dhe vetë Vjosa Osmanin.

“Këtu ka shumë faktorë nuk është vetëm një, sigurisht këtë pyetje duhet me ia shtru në radhë të parë kandidates edhe ekipit. Unë ende nuk e kam një vlerësim të qartë, jam kah punoj në këtë drejtim, sigurisht do të mblidhen organet e partisë dhe do ta shqyrtojnë krejt ecurinë dhe sigurisht do ta kemi një qëndrim do të vijmë te një e vërtetë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, siç shkruan Express, nënkryetari i LDK-së, ka dyshime edhe për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Veliu thotë se të dy partitë kanë dallime në programe.

“Vështirë ka, sepse programet tona janë të ndryshme, edhe pse prapë këtu dikush po mundohet me paraqit se këto janë të njëjta. Programet tona janë shumë të ndryshme dhe nuk do të jetë e lehtë, por duhet me bisedu dhe me bë përpjekje me u afru – nëse ka ndonjë mundësi, nëse ka hapësirë”, ka shtuar Veliu, derisa komenton edhe takimin e djeshëm të bërë në mes të krerëve të dy partive.

“Ne fillimisht edhe pse ka ndodhë një takim i parë që nuk është diskutu faktikisht ndonjë modalitet, ne do ta diskutojmë në organet e partisë dhe do të marrim vendim. Çdo vendim të partisë e respektoj”.

Në rast të arritjes së një marrëveshje, Veliu ka komentuar edhe se si duhet të bëhet ndarja e ministrive.

“Nuk është najfar dallimi i madh me vota, duhet edhe VV me pas kujdes shumë se çka po mendon ose si po sillet në deklarimet e para pas zgjedhjeve. Kanë thënë që do t’i kenë shtyllat kryesore, këtë e atë me rend, nuk e di se ku e çojnë”.

Sa i përket asaj se LDK mbeti përsëri bastion në Podujevë edhe në këto zgjedhje, Veliu shton se aty është një stabilitet elektoral.

I njëjti megjithatë pavarësisht kësaj thotë se nuk preferon ndonjë post ministror por do të qëndrojë kryetar komune deri në fund të mandatit.

Ndërkaq i pyetur se a është në tryezën e diskutimeve VV-LDK pozita e presidentit, dhe a mund t’i premtohet Vjosa Osmanit, Veliu ka shtuar se nuk janë në pozicion që të provojnë gjëra.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë si parti e dytë nga zgjedhjet e 6 tetorit, me një rezultat të ngushtë me partinë e parë, VV-në e Albin Kurtit.

Të dy partitë tashmë kanë filluar diskutimet për një koalicion të mundshëm paszgjedhor.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori