LAJMI I FUNDIT:

Agim Çeku fton Prokurorinë të hetojë listat e veteranëve

Agim Çeku fton Prokurorinë të hetojë listat e veteranëve

Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së, Agim Çeku, ka ftuar Prokurorinë që të hetojë gjithë procesin për dyshimet për manipulimet e ndryshme.

Çeku në televizionin publik ka mbrojtur numrin prej më shumë se 46 mijë veteranëve, duke thënë se UÇK-ja ka pasur shumë luftëtarë.


“Unë si ish-kryetar i Komisionit i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë… Unë personalisht do të bashkëpunoj shumë me Prokurorinë por jam i sigurt se secili i kyçur në këtë proces është i gatshëm të jap llogari dhe të parashtroj dokumentet në bazë të së cilave ne kemi punu”, tha Çeku.

Qeveria ka miratuar raportin përfundimtar të këtij komisioni, ku edhe zyrtarisht statusin e veteranit e kanë fituar 46 mijë e 230 persona.