LAJMI I FUNDIT:

Agim Aliu betohet si kryetar i Ferizajt: Nder i madh dhe emocion i fuqishëm

Agim Aliu betohet si kryetar i Ferizajt: Nder i madh dhe emocion i fuqishëm

Agim Aliu është betuar si kryetar i Komunës së Ferizajt edhe për një mandat qeverisës.

Aliu ka thënë se është një nder dhe një emocion i fuqishëm që të marrë sërish udhëheqjen e Komunës së Ferizaj, për çka është zotuar se do të vazhdojë të jetë kryetar i të gjithëve me punë e ndershmëri dhe vizion të qartë.


Postimi i plotë Aliut:

“Të dashur bashkëqytetarë!

Sot, zyrtarisht, u betova në detyrën e Kryetarit te Komunës së Ferizajt. Nder i madh, emocion i fuqishëm, përgjegjësi e lartë, për rrugën që bashkë kaluam e shtigjet e reja që bashkë do t’i hapim.

Me homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve të Kombit, nisi edhe rrugëtimi në mandatin e ri, përkujtim e përkulje për sakrificën, gjakun, që lindi lirinë.

Sytë e ferizajasve panë ndryshimin për katër vitet që shkuan, për të vazhduar e përsosur edhe më shumë, në vitet e ardhshme, transformimin e Ferizajt me vepra publike identitare.

Djersë pune, fjalë nderi, dashuri të paskajshme, energji të pashtershme, shërbim të dinjitetshëm, këtë kam nga vetja, t’ja ofroj Ferizajt.

Para Zotit, para ligjit, para jush bashkëqytetarë, do të vazhdoj të jem, ai që ju zgjodhët, me besimin e madh që më dhatë, me fitoren historike dhe madhështore, kryetar i të gjithë qytetarëve, me punë, ndershmëri, guxim qytetar, vizion të qartë, përtej partive e ideologjive politike, por me punë të përditshme për më të mirën, për Ferizajn e ferizajasit.

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë që në zgjedhjet lokale 2021, Agim Aliu fitoi bindshëm në Komunën e Ferizajt . Ai qysh në ruandin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor, fitoi 62,38 për qind të votave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori