LAJMI I FUNDIT:

Agim Ademi para Komitetit Ekzekutiv të FFK-së: Nuk ndjehem fajtor, do të vazhdoj me procedurat e tjera ligjore

Agim Ademi para Komitetit Ekzekutiv të FFK-së: Nuk ndjehem fajtor, do të vazhdoj me procedurat e tjera ligjore

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marrë dënim me nëntë muaj burg efektiv.

Numri një i futbollit kosovar është shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat është ngarkuar.


Në aktgjykimin e shpallur të premten, Ademi është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkruar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetari i FFK-së tani ka folur para Komitetit Ekzekutiv të Federatës, duke thënë se nuk ndjehet fajtor.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dënohet me nëntë muaj burg efektiv
Lexo po ashtu Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dënohet me nëntë muaj burg efektiv

Ademi do të vazhdoj t’i ndjek procedurat ligjore ankimore, jo për ta ruajtur postin, por për ta vërtetuar pafajësinë e tij.

Ky është njoftimi origjinal nga Federata e Futbollit të Kosovës:

Me rastin e komunikimit të vendimit të sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku presidenti i FFK-së, Agim Ademi është dënuar me 9 muaj burgim, proces ky i nisur qysh në vitin 2012, sot pasdite, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Ademi ka mbajtur një takim. Me këtë rast, presidenti Ademi para anëtarëve të KE-së ka thënë se komunikimin e vendimit të sotëm e konsideron të padrejtë dhe të pabazuar, sepse nuk e ndjen veten fajtor.

Presidenti Ademi do të vazhdojë t’i ndjekë deri në fund të gjitha procedurat ligjore – ankimore, të cilat janë të parapara me ligjet e vendit, jo për ta mbrojtur postin por për ta dëshmuar pafajësinë e tij dhe për ta mbrojtur kredibilitetin e institucionit. Gjithsesi, presidenti Ademi do t’i respektojë të gjitha vendimet e institucioneve çfarëdo qofshin ato në përfundim.

Presidenti Ademi falënderon të gjithë akterët e futbollit për përkrahjen dhe premton se do të vazhdojë njësojë me punë dhe përkushtim në drejtimin e FFK-së dhe sukseseve të reja, ashtu siç ia garanton Kushtetuta e vendit dhe aktet normative të FFK-së.

Njëkohësisht KE i FFK-së i jep mbështetje të fuqishme presidentit Agim Ademi që të vazhdojmë së bashku me trendin e sukseseve nën drejtimin e tij dhe fton opinionin e gjerë dhe të gjithë dashamirët e futbollit që këtë lajm ta marrin me qetësi dhe maturi.

KE i FFK-së konsideron se kjo është një tjetër sfidë e radhës, e cila besojmë fuqishëm se do të tejkalohet dhe do të na bëjë edhe më të fortë në realizimin e vizionit dhe objektivave të FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

Xavi tregon klasin e tij kur pyetet për ndeshjen Real Madrid-Man City para El Clasicos të së dielës

La Liga
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

La Liga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori