LAJMI I FUNDIT:

Agassi: Nuk po bëj më parashikime se kur do të pensionohet Federer

Agassi: Nuk po bëj më parashikime se kur do të pensionohet Federer
Andre Agassi, dhe Roger Federer (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)

Andre Agassi, lojtari legjendar i tenisit amerikan, beson se Roger Federer duhet të tërhiqet nga tenisi sipas kushteve të tij.

Zvicerani është 37 vjeç, në gusht do të mbush 38 ndërsa pyetja është edhe se sa kohë do ta shikojmë atë në turnetë e ATP-së.


Agassi u pensionua në moshën 36 vjeçare, por ai thotë se është ndryshe sa i përket për Federerin.

Andre Agassi dhe Roger Federer (Photo by Kevork Djansezian/Getty Images)

“Unë nuk kam përgjigje, të gjithë kanë një udhëtim të ndryshëm të jetës. Trupi im më tha boll më, por kur është fjala për Federerin, i cili ka arritur kaq shumë gjëra fantastike në sportin tonë dhe meriton të tërhiqet sipas kushteve që i cakton ai”, tha Agassi për Radio Diejay.

Ai më tutje deklaroi se më nuk po “vë baste” se kur do të pensionohet tenisti më i mirë i të gjitha kohërave në botë.

Të gjitha lajmet rreth tenisit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tenisit

“Është ndryshe për të gjithë. Unë ndalova të parashikoj vite më parë se kur do të pensionohet ai”, tha Agassi.

Ndryshe, Andre në karrierën e vetë ka fituar tetë Grand Slame dhe një medalje olimpike me SHBA-në. /Telegrafi/