Afrona Dika më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur për ndarjen nga ish-partneri i saj, këngëtari Blero.

Në një intervistë të re, ajo theksoi se marrëdhënia e tyre ngadalë po vdiste dhe nuk kishte si të përfundonte ndryshe, duke përfshirë edhe shumë gjëra të tjera në këtë mes.


Në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan” bukuroshes iu lëshua një video e shkurtër nga dasma e tyre, që u mbajt në vitin 2017.

Screenshot 4 18 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tha se u emocionua pak, teksa e cilësoi një moment të bukur, që do ta mbajë kujtim gjithë jetën.

“Ka qenë një moment shumë i bukur, më emocionove pak, diçka që nuk do ta harroj. Ka qenë një pjesë e jetës time që nuk fshihet dot, do ta mbaj kujtim. Jeta vazhdon, ka qenë një dasmë e mrekullueshme”, u shpreh ajo.

Screenshot 6 18 Foto: Screenshot/YouTube

Martesa e tyre përfundoi në vitin e kaluar, ku fillimisht u dyshua me fshirjen e fotografive të përbashkëta në rrjete sociale.

Afrona tani pas ndarjes nga Blero zbuloi se ka nisur një lidhje të re me një djalë nga Zvicra.

Screenshot 5 20 Foto: Screenshot/YouTube

Blero gjithashtu në bazë të disa imazheve thuhet se ka nisur një romancë të re dashurie. /Telegrafi/