Gjatë ditës së sotme (e hënë) është mbajtur protesta para Qeverisë së Kosovës, e cila ka bashkuar artistë dhe pronarë të restoranteve.

Një gjë e tillë ka pasuar, pasi këta të fundit po kërkojnë lirinë për të mbajtur koncerte dhe ahengje të tyre.


Në mesin e protestuesve ishte edhe këngëtari Afrim Muçiqi, i cili kërkoi të lejohen organizimet, pasi duhet të punojnë të gjithë dhe jo vetëm një pjesë e bizneseve.

muciqi restorantet protesta (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Është një dëm i madh që i është bërë estradës edhe gastronomisë, por edhe ekonomisë së Kosovës, sepse edhe ne duhet të punojmë si gjithë të tjerët edhe kërkesat tona janë shumë të qarta, o duhet të punojnë të gjithë o të mos punojë asnjëri”.

“Kështu që ne nuk jemi për atë që të rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por kanë filluar aktivitete të shumta dhe janë lejuar, kështu që kërkojmë edhe ne ta vazhdojmë punën tonë”, është shprehur ai.

104099816 1170235466673037 2396841082902025004 n (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ndërkaq, këngëtari i zhanrit të muzikës popullore ka treguar se çështja për të cilën kanë dalë për të protestuar ka hyrë në rend të ditës, dhe po presin nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, për një përgjigje. /Telegrafi/