LAJMI I FUNDIT:

Afrika e Jugut arrin shifrën e 600 mijë të infektuarve me coronavirus

Afrika e Jugut arrin shifrën e 600 mijë të infektuarve me coronavirus

Rastet e konfirmuara në Afrikën e Jugut me COVID-19 kanë tejkaluar shifrën e 600 mijë personave, tha ministria e shëndetësisë së këtij vendi, megjithëse numri i rasteve të reja është duke u zvogëluar që prej kulmit kur u arrit në muajin korrik.

Megjithë imponimin e masave më të vështira në botë në fund të muajit mars kur vendi pati vetëm disa qindra raste, Afrika e Jugut pati një rritje të infeksioneve të coronavirusit që e kanë këtë shtet më të goditur në Kontinentin e Afrikës, raporton reuters.

Ministria njoftoi përmes një deklarate se tani në Afrikën e Jugut janë regjistruar gjithsej 603,338 raste dhe 12.843 vdekje – që përbëjnë më shumë se gjysmën e rasteve të kontinentit dhe rreth 47 për qind të vdekjeve të saj, sipas një raporti të qeverisë dhe të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ekonomia më e industrializuar e Afrikës raportoi 3,398 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme, krahasuar me kulmin që kishte 13 mijë raste në ditët e para të muajit korrik, transmeton Telegrafi.

“Ne besojmë se Afrika e Jugut po kalon pikën e pikut të pandemisë, besojmë se kemi kaluar përtej pikës së infeksionit”, tha Ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize.

Kriza e coronavirusit ka goditur një ekonomi tashmë në recesion dhe ka shtyrë miliona afrikanë në një varfëri më ekstreme.

Qeveria lehtësoi kufizimet e bllokimit këtë javë për të lejuar pjesën më të madhe të ekonomisë të rihapej. Por Presidenti Cyril Ramaphosa paralajmëroi se rastet mund të rriten nëse njerëzit nuk do të tregojnë vigjilencë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori