Mediumi i njohur francez AFP, i ka dedikuar një artikull, dy grave ballkanase, njëra kosovare dhe tjetra serbe, për adaptimin e një tragjedie të lashtë greke që vë theksin jo tek shkatërrimi që lufta iu shkakton grave, por tek aftësia e grave për t’u shëruar e rezistuar.
Bëhet fjalë për veprën e njohur “Gratë Trojane”, tragjedi e shkruar nga Euripidi, e shfaqur për herë të parë në vitin 415 para Krishtit dhe kjo vepër është një dënim i ashpër i mizorive të luftë. Tragjedia fokusohet në mjerimin dhe padrejtësitë që përjetojnë gratë e Trojës pas konfliktit ndërmjet popullit të tyre dhe grekëve.
Tani, kjo vepër e lashtë greke është adaptuar nga dy artistet Zana Hoxha (që vjen nga Kosova) dhe Maja Mitic (që vjen nga Serbia) dhe është shfaqur në Prishtinë dhe Beograd.
Versioni i Hoxhës dhe Mitic, për sa i përket veprës, ka një fokus të veçantë, shkruan AFP.
“Në versionin tonë, ne ecim përpara duke u kujdesur gjithashtu për njëra-tjetrën, duke gjetur mënyra për të shpëtuar fëmijët tanë”, ka deklaruar Hoxha e cila është regjisore e shfaqjes “Gratë e Trojës”.
“Kjo tregon se në mes të konfliktit dhe luftës, në mes të urrejtjes, gratë janë ato që gjejnë mënyra për të rezistuar”.
Siç shkruan AFP, ky adaptim i veprës i jep jehonë diskutime të pafundme ndërmjet politikanëve [burra] të Serbisë dhe Kosovës, të cilët një çerek shekulli pas përfundimit të luftës, ende nuk kanë arritur një paqe të qëndrueshme. Gratë në këtë rast, negociojnë në skenën e dizajnuar me seriozitet.
Si kosovare dhe regjisore feministe, Hoxha e cila “ende ka kujtime të hidhura nga lufta”, ajo deklaroi për mediumin se “ishte e rëndësishme ta realizonin këtë shfaqje, sepse fatkeqësisht është shumë relevante edhe sot”.
PËRTEJ GJUHËS
Në dramën e Euripidit, gratë e Trojës martohen dhunshëm me armiqtë e tyre, vriten dhe sakrifikohen mbi varret e burrave që ranë në betejë.
Ato janë viktimat e luftës që pason.
“Kjo histori duhej të tregohej nga dy gra”, thotë Mitic, e cila është bashkë-regjisore e Hoxhës.
“Burrat, ata bëjnë luftërat… Pasojat bien mbi gratë dhe fëmijët e tyre”, u shpreh ajo.
Mitic e portretizon Hekubën, ish-mbretëreshën e Trojës, së cilës fëmijët i sakrifikohen, njëri pas tjetrit, për shkak të marrëzive të luftës.
Ajo reciton tekstin e Euripidit në gjuhën serbe, derisa Taltibi, që vjen për t’i njoftuar gratë për fatin e tyre, përgjigjet në shqip.
Përkthimi në anglisht shfaqet në murin mbrapa.
Ajo që me të vërtetë është në një moment në këtë shfaqje, shikuesit nuk mund të dallojnë më gjuhët e ndryshme, sepse siç shkruan AFP, dhimbja është universale.
“Marëdhënia, emocionet që këta aktorë janë në gjendje t’i bartin, janë më të rëndësishme se barrierat gjuhësore”, u shpreh Hoxha.
“ARTI KA FUQI”
Dhe, pavarësisht nëse flasin serbisht, shqip ose anglisht, shkruan AFP, gratë trojane i bëjnë audiencat të reflektojnë dhe t’i zemërojnë.
“Edhe personazhet tona janë të zemëruara”, shpjegon Hoxha. “Thonë, ‘mjaft më, nuk e duam më këtë’. “Pse po vuajmë? Pse duhet që Kasandra të ekzistojë ende sot? Pse Andromaka duhet të humbasë fëmijën e saj?”.
Në një moment të shfaqjes, Andromaka thotë se dëshiron të mund të ecë lirshëm me burrin dhe djalin e saj, pa u ndjerë e kërcënuar në rrugë, kujton Hoxha. Kjo ndjesi mbetet e pandryshuar për gratë sot, sipas saj.
“Ka vetëm disa vende në botë ku ndihem plotësisht e sigurt për të qenë vetvetja. Ne po përpiqemi ta ndryshojmë këtë”, shtoi ajo. “Nuk mendoj se shfaqja vet mund ta bëjë këtë. Por, arti e ka fuqinë të të sjellë diçka që ndoshta nuk e kishe ditur as që ekzistonte”.
Theksi në adaptimin e Hoxhës dhe Mitic mbi rëndësinë universale të shqetësimeve të protagonistëve shtrihet edhe në zgjedhjen e kostumeve të tyre.
Personazhet janë të veshur në lëkurë të zezë dhe çizme deri te kyçet e këmbës — një uniformë që mund t’i përkasë çdo ushtrie në botë.
Po ashtu, Hekuba mund të jetë çdo nënë që vajton kudo në botë.
Është një histori për gratë dhe luftën “në çdo pjesë të botës, në çdo shekull, në çdo kulturë, në çdo fe”, tha Mitic.
“Kjo është historia që Euripidi e shkroi shekuj më parë, por në fakt ne shohim përsëritjen e të njëjtit model gjatë luftës, pas luftës – përdhunime, kriminelë, gjithçka. Ajo që shohim në këtë shfaqje, e shohim vërtet (sot) në Ukrainë, Gaza, ose në Kosovë, Bosnje, ose kudo ku ndodhin konflikte, përfshirë Somalinë dhe Sudanin”, tha Mitic. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zebërvoki thumbon? Postimi i tij në Instagram i një vajze duke mbajtur një djalë në krah, dyshohet si kunj ndaj Eglit dhe Gjestit

Loredana reagon pas incidentit me Gjestin dhe merr pjesë në dasmën e tij: Shkova për të treguar Lorin zemërbardhë

Pas tri dekadash në skenë dhe ekran, Cate Blanchett njofton fundin e karrierës në aktrim

Loredana reagon pas incidentit me Gjestin dhe merr pjesë në dasmën e tij: Shkova për të treguar Lorin zemërbardhë

Zebërvoki thumbon? Postimi i tij në Instagram i një vajze duke mbajtur një djalë në krah, dyshohet si kunj ndaj Eglit dhe Gjestit

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

"Do ta shtyp me makinë" - Rozana i zgjat dorën Nedës, shkëmbejnë përshëndetje pas tensioneve të mëparshme

“Shpresoj që nuk do të lëndoj më dhe do të rri afër me mundësitë e mia” - Gjesti merr vëmendje me fjalimin para kurorëzimit të tij me Eglin

Gjesti dhe Egli Tako ‘martohen’ në Big Brother VIP - celebrohen nga Ledion Liço

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë